Ç’thoni për muslimanin që njollosë besimin me besëtytni?

Ç’thoni për muslimanin që njollosë besimin me besëtytni?

0 2348

Pyetje: Si është halli i atyre besimtarëve, që deklarohen se janë besimtarë muslimanë, por besimin e tyre e njollosin me besëtytni të ndryshme?

Përgjigje: Edhe pse besimtarët besojnë në Allahun xhele shanuhu, ata ndodh që ta njollosin besimin e tyre me besëtytni të ndryshme dhe kjo ndodh si rezultat i padijes së tyre, mosnjohjes së akides, rregullave të besimit islam të bazuara në njësimin e Allahut xhele shanuhu. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Shumica që i besojnë Allahut, i bëjnë shirk (i shoqërojnë Atij shok )” Jusuf 106; pra, ka prej atyre që e kanë ditur se Allahu është Zoti, Krijuesi i gjithësisë, por megjithatë u kanë besuar idhujve. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Nëse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: “Allahu!” Ankebut 61, mirëpo Adhurojnë tjetërkënd. Ata thoshin: “…Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut,…”. Zumer 3. Këta e kanë besuar Allahun, por adhurojnë dikë tjetër. Kështu ngjashëm është halli i atyre, që edhe pse deklarohen si besimtarë, por besojnë në disa besëtytni si për shembull, rrëzohet fëmija dhe i thonë fëmijës “pështy në vendin ku je rrëzuar se do të rritesh”; kur e vesh rrobën mbrapsht, thotë “do të gëzohem”; nëse i pret udhën ndonjë mace (e zezë) kthehet mbrapsht, duke menduar se mund t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe. Të gjithë këto vepra janë nga besëtytnitë, gjegjësisht shirk. Mirëpo na duhet të përmendim këtu se ky lloj shirku është nga shirku i vogël me të cilin nuk del nga feja, por megjithatë është shirk, besëkotësi dhe janë nga njollat (mëkatet) më të këqija, që e njollosin shpirtin.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com