DASHURIA NDAJ ALLAHUT

DASHURIA NDAJ ALLAHUT

0 7316

باب حب اللهِ

عن أَنَسِ بنِ مَالِكٍ، أَنّ رَسُولَ الله صلى الله عليه وسلم قالَ: “ثَلاَثٌ مَنْ كُنّ فِيِه وَجَدَ بِهِنّ طَعْمَ الإيْمَانِ: مَنْ كَانَ الله وَرَسُولُهُ أَحَبّ إِلَيْهِ مِمّا سِوَاهُمَا، وَأَنْ يُحِبّ المَرْءَ لاَ يُحِبُهُ إِلاّ لله، وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ في الْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنْقَذَهُ الله مِنْهُ، كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النّارِ

  1. Transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pej­gam­be­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka tre gjëra, e ka shi­ju­ar ëmbëlsinë e imanit: ta dojë Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta dojë vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthi­min në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”[1]

Allahu i madhëruar thotë:

﴿قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللهُ﴾

“Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-lla­hu të ju dojë.”[2], po ashtu thotë:

﴿وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ﴾

“Dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë”[3]

Ky është një hadith madhështor, është themel prej the­me­leve të Is­la­mit. Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, thonë: Kup­­timi i fjalës“ëm­bël­sia e ima­nit” është kënaqësia që ndien besimtari gjatë kryerjes së punëve të mira dhe përballimit të vështirësive për të qenë Allahu dhe i Dërguari të kënaqur duke i dhënë përparësi tërë kësaj ndaj të mirave të kësaj bo­te. Dashuria e robit ndaj Allahut të madhëruar shprehet du­ke zbatuar urdhrat dhe duke mos e kundërshtuar. Në të njëj­tën mënyrë realizohet edhe da­shu­ria ndaj Muhamedit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të.

Kadi Ijadi thotë: “Ky ha­dith ka të njëjtin kuptim sikur ha­dithi: “Ka shijuar imanin ai i cili ësh­të i kënaqur që zot i tij të jetë Alla­hu, fe e tij Islami dhe pejgamber i tij Mu­­hamedi” për arsye se dashuria ndaj Allahut, Pej­gam­be­rit si dhe dashuria ndaj myslimanit dhe urrejtja e mosbesimit nuk janë të vërteta përpos tek ai që ka bindje të fortë, i qe­­tësohet me të shpirti, i zgjerohet gjoksi, e imani përzihet me mishin dhe gja­kun e tij. Ky ësh­të ai i cili shijon ëmbëlsinë e imanit.”[4]

Nëse njeriu mediton do vërejë se të gjitha dhuntitë që i po­se­don ja­në nga Allahu, Ai është Dhu­ruesi i tij, Ai e kri­joi nga as­gjëja, ia dhuroi dëgjimin, shikimin, forcën, diturinë, pa­su­ri­në dhe au­to­­­­ritetin. Ai është Zoti i Gjithmëshirshëm, Hyji Bujar, Fur­ni­zuesi i Urtë që ka edhe ci­lësi tjera të përsosura dhe të larta. Tërë kjo obligon da­shu­ri­në e plotë dhe të pastër ndaj Allahut, derisa ta dojë tërë atë që e do Allahu dhe ta urrejë atë që e urren Allahu. Allahu i madhëruar thotë:

﴿فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا﴾

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë kon­flikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjy­ki­mi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”[5],

Pej­gam­be­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Asnjëri nuk ka besuar përderisa pasionet e tij të ndjekin atë me të cilën jam dërguar.”[6]

Atëherë kur dashuria rrënjoset në zemër, trupi lëvizë në për­puth­je me atë dashuri dhe urrejtje.

Dashuria ndaj Allahut ndahet në dysh: farz (e detyruar) dhe mustehab (e preferuar)

Dashuria e detyruar është ajo dashuri e cila nxit zbatimin e urdhrave të Allahut, mos rënien në mëkate dhe pajtimin me ka­de­rin (pa­­racaktimin) e Allahut. Ai i cili bie në mëkat duke bërë një vepër të nda­­­­­luar apo duke kjo është për shkak cungimit të da­shu­ri­së së tij ndaj Alla­hut, për arsye se i jep përparësi ep­shit të tij. Cungimi i imanit ndonjëherë është rezultat i lëshimit të shfre­­­nuar në gjërat e lejuara (mubah) e cila trashëgon shkujdesin (gafle) që si rrjedhojë sjell rritjen e shpresës mbi frikën e mëkatit apo vazhdon me shpresë derisa të bëjë mëkat. Për këtë të fun­dit aludon hadithi i Pej­gam­be­rit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

“Nuk është besimtar zinaqari në kohën kur bën zina”[7]

Dashuria e preferuar është ndjekja e vazhdueshme e veprave vull­­­­­­­­­ne­ta­re dhe largimi nga dyshimet. Ata të cilët kanë këtë cilësi, za­ko­nisht ja­në të rrallë.[8]

Thëniet profetike vërtetojnë se dashuria ndaj Alla­hut është fak­tor i mjaftueshëm për të arritur shpëtimin. Një njeri e pyeti Pej­gam­­berin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

“Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pej­gam­­beri tha: Çka ke përgatitur për atë ditë? Ai u për­gji­gj: Nuk kam përgatitur shumë na­maz, agjërim e lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Ti do jesh me atë që e do”[9]

Prej shenjave të dashurisë ndaj Allahut i madhëruar është zba­timi i urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i ta­kon asaj që pretendojnë disa mëkatarë se gjoja e duan Allahun e nga ana tje­tër bëjnë mëkate, ajo është gënjeshtër dhe shpifje e tyre. Allahu i madhëruar thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë eja­ni pas me­je që Allahu t’ju dojë.”[10]

Imam Shafiu thuri këto vargje:

Kundërshton Zotin e pastaj deklaron dashuri ndaj Tij?!

Ky është absurditet i qartë për atë që logjikon.

Sikur dashuria jote të ishte e sinqertë, do t’i bindeshe Atij!

Sepse ai që do ndonjërin edhe e dëgjon!

EbuJa’kubNehrexhurij ka thënë: Çdonjëri i cili preten­don se e do Alla­hun kurse punët e tij nuk përkojnë me urdhrat e Allahut, pretendimi i tij është i ko­të. Çdonjëri që mendon se e do Alla­hun dhe nuk i fri­ko­het Atij, ai është i mashtruar.

JahjaibënMuadhi ka thënë: Nuk është i sinqertë ai që pre­ten­don se e do Allahun dhe nuk i respekton kufijtë e Tij.

Ruvejmi u pyet për dashurinë dhe tha: da­shu­ria është përputhshmëria në të gjitha çështjet.

O Allah, bëje dashurinë ndaj Teje më të dashur për ne se vetët to­na, familjet, pasurinë dhe fëmijët tonë. Bëje da­shurinë ndaj Teje më të da­shur për ne se sa uji i ftohtë kur jemi të etur!

O Allah, pastroi zemrat tona nga varësia e ndokujt tjetër për­veç Te­je dhe na bën prej atyre që i do dhe të duan!

 

“Dyzethadithembimoralin – me komentim” Ahmed MuadhHakij

Përktheu: AgimBekiri

 

[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

[2] Ali Imran – 31

[3]Bekare – 165

[4]Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14

[5]Nisa – 65

[6] Transmeton Begaviu në Sherh essune, kurse Ibën Rexhebi gjërësisht ka studiur këtë hadith në libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem

[7]Transmeton IbënMaxhe

[8]Fet-hulBari 1/61

[9]Transmeton Buhariu

[10]Ali Imran – 31

GJITHASHTU NË ALBISLAM