DAVUDI ALEJHI SELAM

DAVUDI ALEJHI SELAM

0 4963

Allahu i Madhëruar e ka dalluar këtë pejgamber me të shpallurit e Zeburit dhe me vlera tjera.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِمَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ فَضَّلْنَا بَعْضَ النَّبِيِّينَ عَلَىٰ بَعْضٍ ۖ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا ﴿٥٥

 “Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).” Isra 55

Allahu subhanehu ve teala e ka dalluar Davudin alejhi selam me disa vlera, prej tyre:

1 – Namazi dhe agjërimi i tij. I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

(أحب الصيام إلى الله صيام داود و كان يصوم يوما و يفطر يوما و أحب الصلاة إلى الله صلاة داود كان ينام نصف الليل و يقوم ثلثه و ينام سدسه)

“Agjërimi më i dashur për Allahun është agjërimi i Davudit, ka agjëruar një ditë, a ditën tjetër ka hëngër dhe namazi më i dashur për Allahun është namazi i Davudit, ka fjetur gjysmën e natës dhe ngrihej në një të tretën dhe flinte në një të gjashtën (e natës).”[1]

Po ashtu ka thënë:

 (أفضل الصوم صوم أخي داود كان يصوم يوما و يفطر يوما و لا يفر إذا لاقى)

Agjërimi më  vlefshëm është agjërimi  vëllait tim Davudit, agjëronte një ditë dhe hante ditën tjetër dhe nuk ka ikur nga fushëbeteja (kur është takuar me armikun).”[2]

Në këtë hadith përmendet edhe një detal në lidhje me vlerat e Davudit alejhi selam dhe ajo është: “dhe nuk ka ikur nga fushëbeteja (kur është takuar me armikun).“

Ky detaj na dërgon një mesazh për të krahasuar rastin e Davudit alejhi selam me shumë mbretër dhe kryetar zullumqar të cilët ikin duke marr me vete pasuri dhe i lënë paritë e veta mbrapa. Po ashtu edhe i dërguari i Allahut dezertimin e ka theksuar prej mëkateve të mëdha.

2 – Zëri i bukur

Davudi alejhi selam është dalluar edhe me zë të bukur sa që i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e ka marrë për krahasim zërin e tij kur ka dashur ta lavdërojë ndonjërin nga sahabët për zërin e tij të bukur të leximit të Kuranit.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

(إن عبد الله بن قيس أعطي مزمارا من مزامير آل داود)

Me të vërtetë Abdullah ibn Kajsit i është dhënë zëri i mirë nga zëri i mirë i familjes së Davudit.[3]

Në transmetim tjetër ka thënë:

 ( لقد أوتي أبو موسى مزمارا من مزامير آل داود )

“Ebu Musaut i është dhënë zë nga zërat e familjes së Davudit.[4]

3 – Përdorimi i hekurit

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë). “ Sebe 10

Në Suren Enbija ka thënë:

21:78. (Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.

21:79. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.

21:80. Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?

21:81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.

21:82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).

Enbija 78 – 82

4 – Është ushqyer me hallall prej duarve të veta.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

 (إن داود النبي كان لا يأكل إلا من عمل يده)

“Me të vërtetë Davudi, pejgamber, nuk ka ngrënë, përpos nga puna e dorës vet.[5]

Po ashtu ka thënë:

(ما أكل أحد طعاما قط خيرا من أن يأكل من عمل يده و إن نبي الله داود كان يأكل من عمل يده )

“Askush nuk ka hëngër ushqim më të mirë se sa atë që e ka fituar me duart e veta, e pejgamberi i Allahut Davudi është ushqyer nga ajo që e fiton me duart e veta.”[6]

Nga urtësia që ka përmendë këtë veçori të Davudit pejgamberi salallahu alejhi ve selem, është ajo se Davudi alejhi selam ka qenë mbret, a mbretërit siç dihet nuk janë marrë me punë fizike. Kjo e ka bërë Davudin të dallohet nga mbretërit tjerë. Po ashtu edhe në hadithin e mëparshëm se nuk ka ikur nga fushëbeteja e bën të dallohet si mbret shembullor, e si jo kur ai ka qenë pejgamber i Allahut.

I dërguari Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem e ka lavdëruar Davudin alejhi selam me fjalët:

 (كان داود أعبد البشر )

“Davudi ka qenë më adhuruesi në mesin e njerëzve.[7]

E lus Allahu e Madhëruar që të gjithë të kemi dobi nga ky artikull.

Ali Shabani

[1] Tra. Ahmedi në Musned, Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe Bejhekiu nga Ibn Amri. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 170

[2] Tra. Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Ibn Amri. Hadithi është sahih. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 1120

[3] Tra. Ahmedi në Musned, Buhariu në Edebul-mufred, Muslimi dhe Nesaiu nga Burejde radijallu anhu. Shiko Sahih Xhamius-sagir, hadithi nr. 2104

[4] Tra. Ebu Nuajm në “Hulijetul-evija’ “ nga Enesi radijallu anhu. Hadithi është sahih, Shiko Sahih Xhamius-sagir, hadithi nr. 5122

[5] Tra. Buhariu nga Ebu Hurejreja. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 2067

[6] Tra. Ahmedi dhe Buhariu nga Mikdami radijallu anhu. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 5546

[7] Tra. Tirmidhiu dhe hakimi nga Ebu Derda’. Hadithi është hasen, Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 4453

GJITHASHTU NË ALBISLAM