Dëshiron të ndahet nga bashkëshorti sepse ai nuk mund të bëj fëmijë!

Dëshiron të ndahet nga bashkëshorti sepse ai nuk mund të bëj fëmijë!

0 3818

Pyetje: jam martuar qe gjashtë vite dhe deri më tani bashkëshortja nuk ka mbet shtatzënë për shkak dobësisë së spermatozoideve të mi dhe çështja kërkon një terapi të gjatë për t’u shëruar. Bashkëshortja më ka lënë qysh para një viti dhe tani më befasoi sepse ka ngrit një padi për shkurorëzim (el-hul’u) me arsyetimin se dëshiron pasardhës dhe se unë jam steril. Kjo nuk më pengon, mirëpo unë i kam paguar asaj një mehër prej dyzet mi rijal dhe më ka shtyrë të marr shumë borxh për të rinovuar shtëpinë me kërkesën e saj që më ka kushtuar një shumë të madhe, prandaj pyetja ime është: nëse ndahem nga bashkëshortja e më takon t’i kërkoj këto harxhime parash?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Së pari: dijetarët e Fikhut janë ndarë në mendime rreth përcaktimit të të metave që lejojnë prishjen e kurorës dhe mendimi më i saktë është “se çdo gjë që pengon realizimin e qëllimeve të martesës është e metë”. Në bazë të kësaj, steriliteti apo pamundësia për riprodhim është e metë. Nëse bashkëshortes i bëhet e qartë se bashkëshorti i saj është steril, ka të drejtë të prish kontratën e martesës (niqahin). Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “e drejta është se e metë konsiderohet çdo gjë që pengon realizimin e qëllimeve të niqahit. S’ka dyshim se prej qëllimeve më të rëndësishme të niqahit është kënaqësia, shërbimi dhe riprodhimi. Nëse ekziston diçka që pengon këto qëllime, atëherë ajo konsiderohet e metë. Në bazë të kësaj themi: nëse ndodh që bashkëshorti është steril apo bashkëshortja është sterile, kjo është një e metë.” (Sherh elMumti: 12/220)

Nëse bashkëshortja e prish niqahin për shkak sterilitetit të bashkëshortit, dhe kjo ndodh pasi të kenë marrëdhënie intime, në këtë rast bashkëshortja e merr mehrin e plotë d.m.th. i merr dyzet mijë rijalë dhe ti nuk ke të drejtë t’i kërkosh diçka nga ky harxhim. Prishja e niqahit në këtë rast është e drejtë e saj me sheriat dhe nuk ka nevojë ajo të kërkojë hul’in (kërkesën që burri ta ndajë).

Për sa i përket harxhimeve për banesën, ka qenë me zgjedhjen tënde dhe kjo ka të bëjë me ty dhe nuk ke të drejtë të kërkosh prej saj asgjë.

Nëse bashkëshortja mëson për të metën dhe pajtohet me të, e drejta e saj për prishjen e niqahit bie, me kusht që pajtimi i saj të jetë i qartë e jo vetëm heshtje. Në Zadul mustekni qëndron: “kush pajtohet me të metën, apo ekziston argument që dihet për të, atëherë nuk ka më liri për prishjen e niqahit.”

Nëse bashkëshortja pasi që e ka ditur për të metën pajtohet të qëndrojë me ty, pastaj pas një kohe nëse dëshiron ndarjen mund të kërkojë hul’in (që bashkëshorti ta ndajë) në këtë rast mund që ta kushtëzosh që të heq dorë nga mehri, nga një pjesë e tij apo nga shumica e tij, mirëpo nuk ke të drejtë t’i marrësh më shumë seç i ke dhënë. Shejh Uthejmini ka thënë: “ajo që kërkohet nga njeriu është të ketë frikë Allahun e madhëruar, nëse gabimi është prej gruas, nuk prish punë të kërkojë ç‘të dojë, mirëpo nëse lëshimi është prej tij dhe gruaja është mëzitur të qëndrojë me të për shkak këtij lëshimi, atëherë le të mjaftohet me aq sa ka mundësi (gruaja). Ka dallim mes gruas së pasur dhe asaj të varfër, edhe këtë duhet burri ta këtë parasysh.” (Likau babil meftuh8/25)

Allahu ju dhashtë sukses drejt asaj që Ai e do dhe e pëlqen! Allahu e di më së miri.

Islam.qa / albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri