Dëshiron vdekjen për shkak të problemeve!

Dëshiron vdekjen për shkak të problemeve!

0 877

Në jetë jam ballafaquar me disa probleme që më kanë bërë ta urrej jetën, sa herë që mërzitem i drejtohem Allahut të ma merr shpirtin sa më shpejtë, kjo është shpresa ime deri tani, ngase nuk shoh zgjidhje të problemeve të mia pos vdekjes, ajo është e vetmja gjë që më largon nga ky dënim, a është kjo gjë e ndaluar për mua?

Përgjigjja:

Të shpresojë njeriu vdekjen si shkak i një të keqeje që i ka ndodhur është e ndaluar sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Të mos e dëshirojë askush prej jush vdekjen për shkak të një belaje që i ka ndodhur, e nëse detyrohet, le të thotë: O Allahu im, më mundëso të jetoj nëse jeta është më hair për mua dhe më bën të vdes nëse vdekja është më hair.”

Pra nuk lejohet të dëshirosh vdekjen për shkak të fatkeqësive, ngushtësive apo problemeve, por duhet të kesh durim dhe të shpresosh shpërblimin tek Allahu, e pas saj të pret zgjidhje nga Ai, siç ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: “Dije se ndihma vjen pas durimit dhe zgjidhja pas vuajtjes, dhe pas çdo vështirësie është lehtësimi.”

Le ta dijë ai që goditet me fatkeqësi se këto janë shlyerje të mëkateve që i ka vepruar, ngase nuk e godet besimtarin, shqetësim, mërzi apo dëm e që Allahu të mos ia shlyej atij mëkatet madje edhe nëse ferra kur e shpon.

Me durim dhe shpresë arrin gradën e durimtarëve, atë pozitë të lartë për të cilën Allahu thotë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!.” (Bekare, 155-156.)

Pasi që kjo grua nuk sheh zgjidhje të problemeve pos vdekjes, mendoj se  është ide e gabuar, ngase me vdekje nuk zgjidhen problemet, bile shtohen fatkeqësitë. Sa njerëz kanë vdekur me probleme dhe dëme, ishin të pakursyer për vetvetet e tyre, nuk pendoheshin për mëkatet e bëra e as që pendoheshin tek Allahu, e vdekja e tyre është shpejtim i dënimit, prandaj në qoftë se kishte jetuar dhe Allahu ia mundësonte për tu penduar dhe kërkuar falje si dhe durim, përmbajtjen në vështirësi dhe  do priste zgjidhj,e do të ishte  mirësi e madhe për të.

Mu për këtë, ki durim dhe shpreso, prit zgjidhjen nga Allahu i Madhëruar, Allahu thotë në librin e Tij: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.”(Inshirah, 5-6.)

Burimi; albislam.com

Përktheu: Shpend ZENELI