DEXHALLI

DEXHALLI

0 4762

Hudhejfe Ibn Jemani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Unë e di më së miri për atë se çfarë posedon Dexhalli me vete, ai do ketë dy lumenj; atë që e sheh syri ujë i bardhë, e tjetri sipas asaj që sheh syri, zjarr flakërrues. Kushdo që e takon, le të zgjedh lumin që sheh se është zjarr, le t’i mbyll sytë, le të ulë kokën e të pijë prej tij, në fakt ai është ujë i ftohët. Dexhalli do jetë e një sy të shuar, mbi të do ketë një lëkurë të trashë, mbi sytë e tij do shkruan “Kafir”, e lexon atë çdo besimtar, di shkrimlexim apo nuk di.” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Dexhall ka kuptimi gënjeshtar, është emër i një personi i cili do del pak para ditës së Kiametit i cili do pretendon se është zot, dhe Allah udo i mundëson që me duart e tija të bën çudira e gjëra të jashtëzakonshme me çfarë do shtohet srpova për njerëzit, dalja e tij do shkakton dridhje dhe dilema në besim, e do ndahen njerëzit rreth tij mes atij që do jetë besnik i bundur, pasues me veëdëshirë apo nga frika, dhe ai që do e përgënjeshtron dhe ik nga fitneja e tij.

Për arsye se sprova e tij është aq e madhe, të gjithë profetët tërhoqën vërejtjen prej tij, edhe i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tërhoqi vërejtje prej tij herë pas here, që të jetë sa më e qartë për Umetin, sqaroi detajet rreth tij, përshrkoi fizionominë dhe trupin e tij, përmendi mashtrimet dhe mënyrat e gënjeshtrave të tija, përmendi se kus do jenë pasuesit dhe dashamirët e tij, se sa do qëndrojë në tokë, se si do vdes, kush do e vret, me detaje precize, që përfshin gjithë jetën e Dexhallit, si këshillë për Umetin, për të mbrojtur fenë e tyre, të mos futet në të dilema e mëdyshje.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, njashtu sqaroi në këtë hadith, disa cilësi të tij, sqaroi se ai me vete do ketë dy lumenjë, njëri është i bardhë, siç u duket njerëzve, e tjetri zjarri, ashtu siç u duket njerëzve, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve sele, porositi që kush e arrin këtë le ti mbyll sytë e tij, e e të hyjë në lumin që sheh në të zjarr, sepse në realitet ai lum është me ujë të freskët, njashtu i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tregoi se njëri sy e ka të verbër, rreth e përqar ka qime, e që të jetë më e qartë për besimtarët, kështu që Allahu e turpëroi me të meta që prishin magjinë dhe gënjeshtrat e tija, kështu që mes syve të tij shkruan “kafir”, e lexon atë çdo besimtar, që di shkrim e lexim apo nuk di.

Dobi nga hadithi

  1. Dalja e Dexhallit është një prej shenjave të mëdha të Kiametit.
  2. Mëshira e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, ndaj umetit të tij, për tërheqjen e vërejtjes prej tij.
  3. Fitneja e Dexhallit do jetë me parafytyrime, në fakt nuk janë të vërteta.
  4. Mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij i cili përshkroi Dexhallin në mënyrë që të njihet pavërtetësia e thirrjes së tij, kështu që shëmtoi fizionominë e tij, dhe shkroi mes syve të tij dispozitën mbi të.
  5. Pohimi i kerameteve për besimtarët analfabet të cilët do lexojnë çfarë shkruhet në ballin e Dexhallit.

HADITHI I NJËZET E SHTATË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM