DHJETË ASGJËSUESIT E ISLAMIT

DHJETË ASGJËSUESIT E ISLAMIT

0 1361

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Dije se asgjësuesit e Islamit janë dhjetë:

I pari: t’i shoqërosh Allahut dikë në adhurim: Allahu i madhëruar thotë:“S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa:48) Po ashtu thotë: “O beni israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (Maide:72)

Këtu përfshihet edhe therja për dikë tjetër pos Allahut sikur ai që ther për xhinë apo varre.

I dyti: kush merr ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, i lut ata, kërkon prej tyre ndërmjetësim dhe mbështetet tek ata, ka bërë kufër me konsensus të dijetarëve.

I treti: kush nuk i shpall mosbesimtarë idhujtarët, dyshon në mosbesimin e tyre apo vërteton drejtimin e tyre, ka bërë kufër.

I katërti: kush beson se ndonjë udhëzim pos udhëzimit të Muhamedit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, është më i përsosur se udhëzimi i tij apo gjykimi i dikujt tjetër është më i mirë se gjykimi i tij siç bën ai i cili favorizon gjykimin e tagutit ndaj gjykimit të tij, është kafir (mosbesimtar).

I pesti: kush urren diçka nga feja e Muhamedit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka bërë kufër edhe nëse vepron me të.

I gjashti: kush tallet me diçka nga feja e të Dërguarit, lavdia dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Me ndonjë shpërblim apo dënim, ka bërë kufër. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Thuaj: “A me Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Teube: 65.66)

I shtati: magjia. Pjesë e magjisë është edhe ndikimi që njeriu të urrejë apo të dojë diçka. Argument për këtë është fjala e Allahut: “E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thoshin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën kufër” (Bekare: 102)

I teti: t’ju dalësh krah dhe t’i ndihmosh idhujtarët kundër besimtarëve. Argument për këtë është fjala e Allahut: “E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” (Maide:51)

I nënti: kush beson se disa njerëz kanë të drejtë të dalin nga sheriati i Muhamedit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ashtu siç pat të drejtë Hidri të del nga sheriati i Musait, alejhi selam, ai është kafir.

I dhjeti: t’i kthesh shpinën fesë së Allahut, nuk e mëson dhe nuk vepron sipas saj. Argument për këtë është fjala e Allahut: “E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” (Sexhde:22)

Nuk ka dallim në këto asgjësues mes atij që bën shaka, që është serioz apo që frikësohet përpos atij që është nën presion. Rreziku i të gjithë këtyre asgjësuesve është tepër i madh dhe ndodhin shumë.

Muhamed ibën Abdulvehab

Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM