DHJETË NGJARJE NGA TË PARËT TANË

DHJETË NGJARJE NGA TË PARËT TANË

0 749

Të flasësh rreth historisë së të parëve tanë është diçka e cila tërheq shpirtrat, zbutë zemrat, si dhe është mësim për largpamësit. Njeriu kur dëgjon rreth jetës së Profetëve (alejhimu salatu ve selam) mendon e thotë: Atyre u ndihmoi Allahu i Lartëmadhëruar me shpallje (vahj), mirëpo njerëzit për të cilët do të flasim nuk u zbriste shpallja nga qielli, si dhe shumica e tyre të cilët i zgjodha për të folur rreth tyre, lajmi për ta apo historia e tyre nuk është transmetim nga i Dërguari (salAllahu alejhi ve selem), por është transmetim nga ata të cilët kishin ardhur pas tyre.

Ibnul Kajimi ka thënë të vërtetën atëherë kur tha: “Është parim hyjnor si dhe ligj i Allahut të Lartëmadhëruar i pandryshueshëm që ti dhurojë të sinqertit privilegj, dritë, dashuri në zemrat e njerëzve, si dhe lidhjen e zemrave të tyre për të, deri sa ai është i sinqertë në qëllimet e tij si dhe në sjelljen e tij me Zotin e Plotfuqishëm. Gjithashtu dyfytyrëshin ta veshë me petkun e gënjeshtrës, nënçmimit, hidhërimit si dhe të gjitha ato cilësi të cilat i takojnë atij.”

1- Abdurrahman Ibnu Ebi Lejla falte në shtëpinë e tij namaz vullnetarë (nafile), dhe kur vërente se dikush po e sheh apo po i afrohet, ndërpriste namazin e tij, binte në shtrat, gjoja se është duke fjetur, kurse ai person i cili u fuste në dhomën e tij thoshte me vete: “Ky njeri kurrë nuk ngihet me gjumë, shumicën e  kohës së tij e kalon fjetur”, dhe nuk e dinin se ai falej por fshihej nga sytë e njerëzve.

2- Erdhi një njeri me emrin Hamzë Ibn Dehkan tek Bishr El Hafij i cili ishte një adhurues i Allahut dhe një i asket i njohur dhe i tha: “Dëshiroj që një ditë të qëndroj vetëm me ty.” Bishri tha: “Nuk është problem, mund ta caktosh një ditë për këtë.” Njeriu tregon dhe thotë: “Një ditë hyra tek ai pa më vërejtur dhe pashë atë deri sa fali katër rekate, ku unë nuk do të kisha mundur t’i fal aq bukur si i fali ai, e dëgjova tek lutej në sexhden e tij duke thënë:

“O Allahu im! Ti e din mbi arshin tënd se, moslëvdata (mos dëshira e përhapjes se veprave të mia) është më e dashur për mua se të lavdëruarit. O Allahu im! Ti e din mbi arshin tënd se, varfëria është më e dashur për mua se pasuria. O Allahu im! Ti e din se dashurinë që kam për ty nuk e zëvendëson asgjë dhe askush.” Njeriu thotë: “Kur e dëgjova fillova të qaj dhe të dënesë”, e ai tha: “O Allahu im! Ti e din se, sikur ta dija se ky njeri është këtu nuk do të lutesha në këtë mënyrë.”

3- El A`mash thotë: “Një herë isha tek Ibrahim En Nahi`i dhe ai po lexonte Kur`an, një njeri kërkoi leje për të hyrë, kurse ky e mbylli Kur`anin e tij dhe tha: “Mos të më gjej çdo herë duke lexuar Kur`an.”

4- Imam el Mauridij ka një tregim të bukur në lidhje me shkrimet e tij, ai kishte shkruar tituj të ndryshëm në Tefsir, Fik`h, si dhe në lëmi tjera të ndryshme, mirëpo këto shkrime nuk ishin publikuar asnjëherë sa ishte gjallë. Pasi që i ishte afruar vdekja, i kishte thënë një njeriu të cilit i besonte: “Librat të cilat gjinden në filan vendin janë shkrimet e mia, kur të më afrohet momenti i vdekjes dhe të më vij shpirti për të dalë, ma kap dorën time, nëse e shtrëngoj atë atëherë dije se asnjë shkrim i imi nuk është pranuar, andaj merri shkrimet e mija gjatë natës dhe zhduki ato ndokund, ndërsa nëse dora ime është e butë gjatë momentit të vdekjes atëherë mendoj se shkrimet e mia janë pranuar, dhe besoj se jam munduar të jem i sinqertë në këto shkrime të miat. Në momentin kur i erdhi vdekja ai liroi dorën e tij dhe kështu librat e tij u zbuluan pas vdekjes së tij.

5- Abdulvahid Ibn Zejd na tregon për një ngjarje shumë të çuditshme e cila i kishte ndodhur me Ejubin, të cilit i kishte premtuar se nuk do ta zbuloj këtë ngjarje deri sa të jetë gjallë ai -atëherë kur nuk do të ketë syefaqësi-.

Abdulvahidi thotë: “Një herë isha me Ejubin dhe na kaploi etja e madhe, sa që ishim gati të mbaronim nga etja, Ejubi tha: Nuk do t’i tregosh askujt?! I thashë: Të premtoj se deri sa të vdesësh nuk do t’i tregoj askujt. Abdulvahidi thotë: Ejubi preku dheun me këmbën e tij dhe shpërtheu uji. Piva deri sa u ngopa, pastaj mora edhe me vete.”

Në mes këtyre njerëzve dhe Allahut të Lartëmadhëruar ekzistonin disa fshehtësi, sikur të betoheshin për ndonjë gjë betimi i tyre do të shkonte në vend nga sinqeriteti që e kishin me Allahun Fuqiplotë.

6- Ebul Hasen Muhamed Ibn Eslem Et Tusij. Shërbëtori i tij Ebu Abdullahu tregon: Muhamedi hynte në një shtëpi dhe mbyllte derën e saj, me vete merrte një enë me ujë, nuk e dija se çfarë po bën me atë ujë, deri sa një herë dëgjova fëminë e tij të vogël tek qante me zë të lartë, ndërsa nëna e tij e qetësonte. Unë e pyeta: Çfarë është tërë ky vaj? Ajo u përgjigj: Eba El Haseni hyn në shtëpi, këndon Kur`an dhe qanë, andaj fëmija e dëgjon atë dhe qanë nga të qarat e tij, dhe kur të del nga shtëpia pastron sytë e tij që të mos vërehen gjurmët e vajit.

7- Një herë Abdullah Ibn Muhajrizi hyri në një lokal për të blerë disa rroba, ndërsa një njeri që e njihte atë kur e pa i tha pronarit të lokalit: Ke kujdes në tregti me Abdullahun (kishte për qëllim ti flasë pronarit për lirimin e produktit për të). Abdullahu u hidhërua e hodhi rrobën pastaj tha: “Po e blej me paratë e mia dhe nuk po e blej me fenë time”.

8- Ibnu Ujejneh thotë: “Prej lutjeve (duave) të El Mutarrif  Ibn Abdilah ishte kjo: O Allahu im! Kërkoj faljen tënde nga veprat të cilat unë mendoj se i kam bërë për ty, mirëpo zemra ime ka mundësi të ketë përzier diçka në to.”

9- Gjithashtu kur El Mutarrif shpjegonte ndonjë hadith të Resulullahit (salAllahu alejhi ve selem), ia plaste vajit duke qenë në mesin e nxënësve të tij, mirëpo për tu mos vërejtur, me shallin që e kishte të lidhur për koke shtrëngonte sytë e tij dhe thoshte: Sa flamë e rendë, sa flamë e rendë.”

10- Transmeton Ibn Ebi Ja`la se Abdul Ganij El Makdesij muhadithi i njohur, ishte i burgosur në një burg në Palestinë. Një natë ishte ngritur për t’u falur me sinqeritet të plotë me Allahun e Lartëmadhëruar. Filloi të falej, kurse në burg me të ishin disa të çifutë dhe krishterë. Ai qante në namazin e tij dhe kështu vazhdoi deri në mëngjes. Kur gdhiu mëngjesi dhe ata njerëz prej çifutëve dhe krishterëve të cilët ishin me të në burg kur vërejtën këtë rob të sinqertë, shkuan tek roja e burgut dhe kërkuan nga ta lirimin e  tyre duke i thënë: Na lironi ngase jemi bërë musliman, kemi hyrë në fenë e këtij njeriu. Roja tha; Për çfarë arsye? Ju ka thirrur në Islam? Ata thanë: Nuk na ka thirrur, mirëpo kemi qëndruar me të një natë në të cilën na e përkujtoi ditën e Kiametit.

Përktheu: Ramil Sherifi

Burimi: albislam.com