DIL NË FAQEN TJETËR

DIL NË FAQEN TJETËR

0 1257

Te lutem, dil menjëherë në faqen tjetër.
Nëse të kanë ngulfatur angazhimet, të kanë mbytur brengat dhe hallet, mos qëndro në një vend, të lutem dil në faqen tjetër dhe filloje menjëherë jetën me Allahun, azze ue xhel-le.
Nëse nuk gjen shokë të sinqertë, besnikë dhe të drejtë, të lutem dil në faqen tjetër menjëherë dhe thuaj: “Shoku im më i mirë është Kurani”.
Nëse fillon me leximin e faqes së parë nga Kurani, mos nxito e të mjaftohesh vetëm me atë, të lutem kalo faqe për faqe dhe lexo rrjedhshëm.
Nëse i arrin retë, dëgjohet murmurima e tyre e pastaj bie shi, të lutem dil në faqen tjetër menjëherë, edhe nëse ajo është e lagur, shko pra drejt strehimit që të mos lagesh i tëri nga shiu.
Nëse jeta jote është rutinë e mërzitshme, kur nata dhe dita, dielli dhe hëna janë njësoj, të lutem dil në faqen tjetër dhe kërko menjëherë titullin, i cili quhet: “Arti i avancimit personal dhe i menaxhimit të kohës”.
Nëse i ke bërë keq vetes, dhe pikat e zeza kanë mbuluar zemrën tënde, e mëkatet të kanë rrethuar, mos u dëshpëro e as mos u pikëllo, të lutem dil në faqen tjetër të së kaluarës sate, pastaj fillo rishtas e të jetosh me Allahun azze ue xhel-le.
Nëse atyre që ju ke bërë mirë i gjen të parët që të bëjnë kurthe dhe padrejtësi, të lutem dil në faqen tjetër menjëherë dhe thuaj: “Unë kam durim të mirë. Prej Allahut kërkohet ndihmë… Jusuf, 18.”
Nëse njerëzit mburren dhe krenohen me fjalët dhe shprehjet e tyre, ti mos i imito ata, të lutem dil në faqen tjetër dhe menjëherë, dhe krenohu me heshtjen tënde.

Nëse ecën rrugëve të suksesit dhe i sfidon vështirësitë do të gjesh të tillë që hudhin gjemba në rrugën tënde, mos u nevrikos, të lutem dil në faqen tjetër menjëherë, dhe ec mbi vështirësi.

Nëse agon dhe fillon dita e re, të lutem dil në faqen tjetër menjëherë dhe nis një fillim të ndritur sikurse rrezet e diellit.

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM