Disa e zgjasin shumë namazin (farz) e disa e shkurtojnë?

Disa e zgjasin shumë namazin (farz) e disa e shkurtojnë?

0 1563

Pyetje: shejh i nderuar! Si qëndron puna e disa imamëve që nëpër xhamia në muajin e bekuar të ramazanit e zgjasin namazin e tyre, ndërsa disa e shkurtojnë atë? Cili veprim është më i saktë dhe më i qëndrueshëm ?

Përgjigje: po, ajo që është më afër të saktës dhe vërtetës, është se namazi të mos zgjatet shumë, porse edhe mos të falet tepër shkurt dhe shpejt.

Sa i përket zgjatjes së namazit përmes së cilës njerëzve i vështirësohet (pleqëria e thellë, mos mbajtja e abdesit etj.) falja e namazit, atëherë në këtë rast zgjatja e namazit është e ndaluar.

Po e ilustrojmë me një shembull konkret në lidhje me atë që e cekëm dhe thamë më lartë.

Kur lajmi i arriti të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- se Muadh Ibën Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e zgjaste namazin e tij kur ai falej me xhemat, Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- kur dëgjoi ankesat e shumta nga xhemati u hidhërua aq shumë saqë kurrë nuk kishte qenë hidhëruar në këshillim ngjashëm me këtë herë.

Dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,- i tha Muadhit ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-:
A mos je njeri provokues, mos po magjepsesh me vetën tënde(veprimin tënd) o Muadh ?

Pra, ajo që është më e përshtatshme është të shkurtohet (namazi) në atë që është transmetuar nga Profeti ,- salallahu alejhi ve selem!,- apo edhe të shtohet paksa, porse padyshim që zgjatja e tepërt e namazit është e vështirë për njerëzit, dhe kjo zgjatje i rraskapitë (lodhë) ata, posaçërisht të dobëtit (shtyerit në moshë, me plaga, dhimbje, etj.) midis tyre.

Pra, kemi të atillë prej njerëzve që falen me imam dhe nuk dëshirojnë të dalin nga xhamia para imamit, mirëpo nëse zgjatet tepër dhe ata duan të qëndrojnë deri në fund me imam, atëherë kjo gjë i vështirësohet atyre.

Dhe në fund !
Këshilla ime për vëllezërit e mi imamë është të balancojnë dhe të jenë mes asaj që është e gjatë dhe asaj që është e shkurtër (pra mesatarë), ashtu siç është e përshtatshme që nganjëherë të lihen ato lutjet në mënyrë që të mos mendohet nga masa e përgjithshme se lutja është detyrë dhe çështje obligative e namazit, kurse ajo në realitet është sunet.

Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM