DISA GABIME NË NAMAZ

DISA GABIME NË NAMAZ

0 432

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 49 )

Disa nga gabimet e namazlive;
1. Nxitimi në ecje apo edhe vrapimi drejt shkuarjes në xhami.
2. Falja e namazit me rroba të tejdukshme dhe të ngushta.
3.Moskushtimi i vëmendjes dhe rëndësisë së drejtimit të safava para fillimit të faljes së namazit.
4 Bërja e nijetit me zë apo me shprehje .
5. Ngritja e zërit gjatë leximit të Kur’anit apo gjatë dhikreve të namazit.
7. Mbështetja në mur apo diçka tjetër gjatë faljes së namazit pa pasur nevojë.
8. Ngritja e shikimit lartë gjatë namazit apo shikimi majtas e djathtas.
9. Lëvizjet e shpeshta në namaz dhe të panevojshme; Shikimi i orës, krurja e kokës, luajtja me mjekërr, nëse këto lëvizje janë të pakta e pakësojnë shpërblimin e namazit, por nëse janë të shumta dhe përsëriten shpesh, atëherë namazi i tillë prishet.
10. Dalja përpara atij që është duke u falur.
11. Mosvendosja e sutres, nga ana e atij që është duke u falur vetmas apo edhe nga ana e imamit.
12. Moslëvizja e gjuhës dhe gojës (buzëve) gjatë leximit në namaz.
13. Mbyllja e gojës me shallë ose shami në namaz gjatë kohrave të ftohta apo edhe të nxehta.
14. Shtrirja e krahërorve dhe brrylave në tokë gjatë bërjes së sexhdes.
15. Mosbërja e sexhdes me shtatë gjymtyrët e trupit, siç janë; balli, hunda, dy duartë, dy këmbët dhe dy gjunjët.
16. Ngrënia e gjërave që kanë erëra të rënda dhe të padurueshme, siç janë;qepa, hudra, etj. Ngase një gjë e tillê i pengon namazfalësit.
17. Lënia e sexhdes së harresë, nëse ka lënë mangu diçka apo ka shtuar diçka namazfalësi gjatë namazit të tij.
18. Kërcitja e gishtave në namaz.
19. Mosshkuarja pas imamit qoftë në ruku apo sexhde, por gjithnjë duke shkuar njejt sikur imami apo edhe ndonjëherë duke i paraprirë imamit në ruku apo sexhde.
20. Falja e namazit me rrobe të cilat kanë figura të njerëzve apo të kafshëve.
21. Falja e namazit duke qenë i nevojshëm të lirohet nga nevojat fiziologjike.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com