DISA KËSHILLA PËR TY …!

DISA KËSHILLA PËR TY …!

0 1339

Mos hulumto për të kaluarën e cila ishte nga caktimi.

Mos e qorto atë që të tradhtoi dhe mashtroi.

Mos e ndjek atë që të braktisi dhe të largoi.

Mos të mashtron ai që ka pamje sikurse hëna.

Fal, dhe mos e bën zemrën tënde sikurse guri.

Falja të metat shokut tënd, se edhe ai është nga njerëzit.

Ruaje fshehtësinë tënde dhe bëje sikurse thellësia e detit.

Pendohu dhe le të jetë pendimi jot mësim dhe përvojë.

Bëhu ambicioz dhe me vullnet … mos e lejo veten të biesh, sikurse bien gjethet e pemës.

Mos u mërzit dhe mos u pikëllo … fitues është ai që duron dhe shpreson shpërblim.

Je i kujdesshëm nga zjarri i quajtur “Sakar”.

Dhe vepro për Xhenetin, ku në të është ajo që mendja e njeriut nuk mundet ta paramendon.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 299