DISA KËSHILLA TË DOBISHME!!

DISA KËSHILLA TË DOBISHME!!

0 2209
  1. Nëse njerëzit i sheh se mahniten me ty, dije se ata mahniten me atë të bukurën që Allahu e paraqiti nga ti, dhe ata nuk e dinë atë të keqen që ta fshehu Allahu nga ta. Për këtë arsye falënderoje Allahun dhe mos u bë kryelartë!!
  2. Nëse donë të bëhesh i lumtur, mos u ndal në kujtimet e të kaluarës tënde, dhe mos i shko pas njeriut i cili nuk mendon për ty. Askush nuk vdes nga ndarja e ndokujt, dhe falënderoje Allahun për begatinë e harresës!!
  3. Mos të jetë aspirata jote që të bëhesh më i mirë se të tjerët, po le të jenë aspiratat e tua që ti të bëhesh më i mirë për veten se sa ke qenë më herët!!
  4. Mendjet zvogëlohen kur merren me mendjet e të tjerëve, dhe mendjet rriten kur merren me veten!!
  5. Heshtja në momente të rënda jep si fryt respektin, krahas polemikës dhe debatit, i cili jep urrejtjen dhe përçarjen!
  6. Sillu me çdo njeri si të jetë më i rëndësishmi në jetën tënde. Jo se ajo do të bën që ti të ndjehesh i lumtur, po do të kesh numër më të madh të shokëve që do ta kthejnë po me të njëjtën ndjenjë!!
  7. Shoqërohu me njerëzi pozitiv, ngase ata do të ndikojnë në mendimet e tua, dhe mendjen tënde, dhe sjelljet e tua, dhe ti do të shndërrohesh në personalitet pozitiv, pa e ndje atë aspak, dhe pastaj do të fillosh që ti të ndikosh tek të tjerët!!
  8. Nëse të këshillon njeri me ashpërsi, mos e ndërpre, dhe përfito nga vërejtjet e tij. Pas ashpërsisë së tij ka dashuri të thellë! Për këtë mos u bën sikurse ai që e theu orën me alarm, e cila nuk kishte asnjë faj tjetër përveç se që e zgjoi nga gjumi!!
  9. Buzëqeshja nuk të blen bukë .. po të blen shpirtra!! I lartësuar qoftë Allahu që e bëri buzëqeshjen në fenë tonë adhurim që të shpërblehemi për të!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 295