DISA VEPRA QË ARRIJNË SHPËRBLIMIN E NJË HAXHI

DISA VEPRA QË ARRIJNË SHPËRBLIMIN E NJË HAXHI

0 1418

Për ata tё cilёt nuk patën mundësi ta kryejnë haxhin kёtё vit ju prezantoj disa vepra tё cilat shpёrblehen sikur haxhi:

1-Qëndrimi nё xhami pas namazit tё sabahut duke përmendur Allahun dhe namazi i dy rekateve pas ngritjes se diellit. Transmetohet nga Enes ibn Malik radijAllahu anhu se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Kush e falë sabahun me xhemat pastaj qëndron duke i bёrё dhikr Allahut derisa tё lind dielli e pastaj i falë dy rekate namaz (vullnetar) ёshtё pёr tё sikur shpёrblimi i njё haxhi dhe umreje tё plotё, tё plotё, tё plotё“. (Shёnon Tirmidhiu dhe Shejh Albani e konsideron hadithin hasen/ tё mirё)

2-Prezantimi nё mexhlise (tubime) tё dijёs nё xhami. Transmetohet nga Ebu Umameh, radijAllahu anhu, se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Kush del pёr nё xhami dhe nuk dёshiron asgjё tjetёr pёrveqse qё tё mёsoj dicka tё hajrit apo t`ua mёsoj tё tjerёve, ёshtё sikur shpёrblimi i njё haxhi tё plotё”. (Shёnon Tabarani dhe Shejh Albani e konsideron hadithin hasen/tё mirё)

3-Kryerja e namazeve obligative nё xhami. Transmetohet nga Ebu Umameh, radijAllahu anhu, se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Kush shkon pёr namaz obligativ me xhemat ёshtё sikur njё haxh, e kush shkon pёr namaz nafile (vullnetar) ёshtё sikur njё umre vullnetare”. (Shёnon Tabarani dhe Shejh Albani e konsideron hadithin hasen/ tё mirё)

4-Umreja nё Ramazan. Transmetohet nga Ibn Abbasi, radijAllahu anhu, se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Njё umre ne Ramazan ёshtё sikur njё haxh, ose haxh me mua“. (Mutefekun alejhi)

5-Bamirësia ndaj prindërve. Transmetohet nga Enesi, radij Allahu anhu: “Erdhi njё burrë tek i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe i tha: “Unё me tё vёrtetё dёshiroj tё shkoj nё xhihad (pёr tё luftuar nё rrugё tё Allahut subhaneh), mirёpo nuk kam mundёsi pёr kёtё! I Dёrguari, sal-Allahu alejhi e selem, i tha: “A ka mbetё dikush prej prindёrve tё tu?” Tha: “Nёna!” Pastaj i tha Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem: ”Kije frikё Allahun nё sjelljen ndaj saj (ose kije frikё Allahun nё tё) e nёse vepron kështu ti do tё jesh haxhi (Pelegrinazh), umrexhi po edhe muxhahid (luftёtarё nё rrugёn e Allahut)”.

Pёrgatiti: Shejh Halid ibn Abdulaziz el Batilij

Pёrktheu nga arabishtja dhe pёrshtati: Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM