Dispozita fetare mbi aktrimin e personaliteteve të sahabëve?

Dispozita fetare mbi aktrimin e personaliteteve të sahabëve?

0 1361

Aktrimi i personaliteteve të sahabëve, është i ndaluar me ixhma

             Pyetje: Së fundmi është parë të aktrohen personalitetet e sahabëve, -radijallahu anhum!-, në role filmash, e që si pasojë është përfolur shumë se a lejohet diçka e tillë apo jo. Cili është gjykimi sheriatik mbi këtë çështje: a lejohet aktrimi i personaliteteve të sahabëve dhe halifëve të drejtë apo jo?!

Përgjigje: Kjo çështje, pra aktrimi i personaliteteve të sahabëve dhe halifëve të drejtë i është paraqitur akademive fikhore, si dhe Organizatës së Dijetarëve të Mëdhenjë, e që të gjithë kanë lëshuar verdikt se këto aktrime janë të ndaluara, pra e kanë ndaluar aktrimin e sahabëve dhe halifëve të drejtë. Ngase sahabët kanë një pozitë e vlerë të veçantë, e kush do të jetë ai që ka për ta aktruar personalitetin e Ebu Bekrit, Umerit, e Uthmanit?! Kush është ai personalitet që i ngjan personaliteteve të shokëve të të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-?! Ata që i aktrojnë këto personalitete, janë persona të thjeshtë e të njohur për biografinë e tyre të keqe e të poshtër, e të cilët nuk kanë synim tjetër përpos materies e parasë, të cilëve s’u intereson fare feja e tyre, kjo kurrsesi nuk lejohet, e kjo është me njëzëshmërinë e të gjitha akademive fikhore, Ligës së Botës Islame, Organizatës së Dijetarëve të Mëdhenjë, Komisionit të Përhershëm për Fetva dhe Studime; Pra, që të gjithë e kanë ndaluar aktrimin e ndonjërit prej tyre, e sidomos të Umerit, -radijallahu anhu!-.

Kurse, ata që e kanë lejuar janë disa që hiqen e shiten si të ditur, kurse nuk janë tjetër veçse xhahila, të njëanshëm e të devijuar. Jo çdo i dijshëm është i përudhur në rrugën e drejtë, ngase ta dini që ka edhe ulema të devijimit, e atyre mos ua vëni veshin fare.

Shejh Dr. Salih El-Feuzan[1]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Nga faqja zyrtare e shejhut.

GJITHASHTU NË ALBISLAM