DISPOZITAT E ZEKATUL FITRIT SHKURTIMISHT

DISPOZITAT E ZEKATUL FITRIT SHKURTIMISHT

0 4498

* Zekatul fitri është detyrim te shumica e dijetarëve, për të voglin, për të madhin, madje përgjegjësi e paguan edhe për bashkëshorten. Preferohet të paguhet edhe për fetusin, ndërsa koha më e mirë për ta paguar është ndërmjet namazit të sabahut dhe Bajramit.
* Lejohet dhënia e zekatul fitrit një apo dy ditë para festës – këtë e kanë bërë sahabët. Vonimi i tij deri pas namazit të Bajramit e zhvlerëson atë ashtu sikur Vonimi i namazit të sahabut deri në lindjen e diellit, përpos me arsye siç është harresa.
* Zekatul fitri jepet ushqim, që përdoret në një vend, banorët e të cilit e hanë zakonisht në drekë ose darkë siç është orizi, mielli etj, varësisht prej vendit. Nuk jepet ushqim që nuk përdoret në atë vend edhe pse mund të përdoret në një vend tjetër.
* Ushqimi që jepet si zekatul fitër  ndryshon sipas kohës, prandaj nuk jepet elbi dhe hurma edhe pse janë përmendur në hadith ngase elbi në këtë kohë nuk haet ndrësa hurma nuk është ushqim kryesor (kut) por konsumohet si pemë.
* Sunet është që zekatul fitri të jepet në ushqim e jo në vlerë parash sipas të gjithë dijetarëve, mospajtimi është rreth asaj se nëse jepet në vlerë parash, a kryhet obligimi? Disa nga fukahatë e selefit e kanë lejuar mirëpo më e sigurta është të jepet si ushqim.
* Më mirë është që çdo anëtarë i familjes ta jep vetë zekatul fitrin nga pasuria e tij nëse ka pasuri siç janë të punësuarit, mirëpo nëse paguan për ta kryefamiljari, është e pranueshme.
* Zekatul fitri jepet në vendin ku jeton ai i cili e jep atë. Nëse ka ndonjë vend më nevojtarë, lejohet të bartet e nëse pamundësohet të bartet si ushqim, atëherë transferohet në vlerë parash shkaku i nevojës së dukshme.
* Sasia e zekatul fitrit është 1 sa’. Lejohet të përzihen dy ushqime në një sa’ nëse i varfëri përfiton nga të dy ushqimet bashkë ose veç e veç.
* Zekatul fitri për që punon apo shërben te dhënësi:
1. Nëse pjesë e marrëveshjes është ushqimi, atëherë nuk lejohet t’ju jepet zekatul fitri.
2. Nëse ushqimin e sigurojnë vetë ata, mund t’ju jepet zekatul fitri.

Abdulaziz b. Merzuk Tarifij
Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM