DITA E ARAFATIT

DITA E ARAFATIT

0 14043

Robër të Allahut, keni dro Allahun, dhe vetëm Atë adhuroni, Ate madhërojeni në këto ditë të mëdha, ngase këto ditë janë ditët më me vlerë, pajisuni në këto ditë me bamirësi e devotshmëri, largohuni gjynaheve e epsheve: “Këto (janë dispozitat). E, kush respekton dispozitat e Allahut, kjo është më mirë për të.” Haxh, 30.

O ju njerëz! Vlerat e këtyre ditëve janë të shumta, e disa prej tyre kanë veçori që dallojnë nga ato tjerat, siç është dita e Arafatit e dita e Kurban Bajramit.

Kjo hutbe, ka të bëjë me ditën e Arafatit, që të kuptojmë vlerën, të madhërojnë shejtërinë e saj, e të mos anashkalojmë asnjë çast të kësaj dite.

Kur të përmendet Arafati, sytë përloten për vendin e haxhinjëve, të cilët ndodhen në Arafat, duke kërkuar prej Allahut me lutjet më të sinqerta, në shenjë gëzimi për ta, duke i lakmuar, e duke u përmalluar për ato vende të shenjta.

Dita e Arafatit është një prej ditëve të muajve të shenjtë, dhe është një prej dhjetë ditëve me vlerë, është një prej ditëve të njohura, siç është përmendur në fjalën e Allahut: “dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta.” Haxh, 27.

Allahu njashtu është betuar në të, në Kuranin Fisnik, gjë e cila tregon për vlerën dhe madhështinë e saj: “Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!.” Buruxh, 3.

Ebu Hurejra, (radijAllahu anhu!), rreth këtij ajeti thotë: “Esh-shehidi”, është dita e xhuma, ndërsa “Mesh’hud”, është dita e Arafatit, e dita e premtuar është dita e Kiametit.”

Është dita kur u plotësua feja, u plotësua dhuntia, siç qëndron në hadithin e Omer ibn Hatabit, (radijAllahu anhu!), se një njeri nga çifutët i tha atij: O prijës i besimtarëve, është një ajet në Librin tuaj që ju e lexoni, që po të na zbriste neve çifutëve do e bënim atë ditë festë. Tha: Cili është ai ajet? Tha: “Sot ua përsosa fenë tuaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush.” Maide, 3. Omeri tha: “Ne e dimë këtë ditë, vendin se ku ka zbritur mbi të dërguarin e Allahut, (sal-Allahu alejhi ve selem!), kur ai ishte i ngritur në Arafat, ditën e xhuma.” Buhariu dhe Muslimi.

Është ditë feste për muslimanët, siç tregohet në hadithin që e transmeton e Ukbe ibn Amir, (radijAllahu anhu!), i cili thotë: I dërguari i Allahut, (sal-Allahu alejhi ve selem!), ka thënë: “Dita e Arafatit, Dita e Kurban Bajramit, dhe ditët e Teshrikut janë festë për ne muslimanët, ato ditë janë ditë të ngrënies e pirjes.” Tirmidhiu dhe thotë; hadithi është hasen sahih.

Kjo ditë është një prej kushteve të haxhit të madh, atij që i ik qëndrimi në Arafat, ai mbetet edhe pa haxh, qoftë të jetë me arsye apo pa arsye, mbështetur në hadithin që e përcjell Abdurrahman ibn Ja’mer, e thotë: “E pashë të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili po qëndronte në Arafat, të cilët i erdhën disa nga banorët e Nexhdit e i thanë: O i dërguari i Allahut, si të bëj haxhin?! Ai tha: “Haxhi është Arafat.” Ahmedi.

Është dita e krenarisë me njerëzit të cilët qëndrojnë në Arafat, siç qëndron në hadithin e Ebu Hurejres, radijAllahu anhu, i cili thotë: I dëgruari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu krenohet me njerëzit në Arafat para banorëve të qiellit, e u thotë atyre: Shikoni robërit e mi, erdhën tek Unë të lodhur e të pluhurosur.” Ibn Huzejme dhe ibn Hibani e vlerësuar sahih.

Është ditë e shpëtimit nga zjarri i xhehenemit, mbështetur në hadithin e transmetuar nga Aisheja, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk ka ditë tjetër në të cilën Allahu nxjerr njerëz nga zjarri se ditën e Arafatit, Ai zbret, e krenohet me ta para melaqeve, e u thotë atyre: Çfarë kërkojnë këta?” Muslimi.

Ky hadith tregon se dita ku më së shumti Allahu shpëton njerëz nga zjarri është dita e Arafatit, dhe kuptohet se shpëtimi nga zjarri nuk është i veçantë vetëm se për njerëzit në Arafat, por është edhe për të tjerët, edhe pse për njerëzit në Arafat më së shumti shpresohet.

Hafidh ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Dita e Arafatit është dita e shpëtimit nga zjarri, kështu që Allahu shpëton nga zjarri i xhehenemit ata të cilët qëndrojnë në Arafat, dhe për ata të cilët nuk kanë qëndruar prej muslimanëve anembanë botës, për këtë dita e nesërme është festë për gjithë muslimanët kudo në botë, për ata që janë prezent në vendin e shenjtë dhe për ata që nuk janë prezent, për shkak të pjesmarrjes së tyre në shpëtim dhe falje në ditën e Arafatit.

Është ditë e lutjes, ditë ku gjuhët dhe zemrat zbuten me fjalën e teuhidit, mbështetur në hadithin e Talha ibn Ubejdilahut se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Duaja më e mirë (më me vlerë) është duaja e ditës së Arafatit, dhe më e mira që e kam thënë unë dhe të dërguarit më parë: La ilahe il Allahu Vahdehu la sherike leh (Nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut, Një, nuk ka ortak).” E shënon Imam Maliku.

Ajo që kuptohet është se duaja nuk është e veçantë vetëm për ata që qëndrojnë në Arafat, edhe pse pranimi i lutjeve të tyre është më e sigurt se prej të tjerëve, për arsye se janë të veshur në ihrame, qëndrojnë në një vend më të pastër të tokës, njashtu edhe lutja me fjalën e teuhidit, që përmendet në hadith nuk është e veçantë për ata që qëndrojnë në Arafat, por duhet që të gjithë muslimanët të shpeshtojnë këtë lutje në këtë ditë të madhe.

Shpeshtimi i lutjes me fjalën e teuhidit në ditën e Arafatit sikur të jetë një konfirmim i premtimit të dhënë, të cilin premtim e mori Allahu nga i gjithë njerëzimi para se Ai të krijonte tokën, që përmendet në hadithin e ibn Abasit, radijAllahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Allahu ka marrë besën nga bijtë e Ademit në Arafat, i ka nxjerrë nga kurrizi i tij të gjitha krijesat, i ka përhapur para Vetes si grimca, pastaj u ka folur. “Kujtoje) kur Zoti yt – nga korrizi i bijve të Ademit nxori pasardhësit e tyre dhe ata i bëri dëshmitar (të vërtetës) kundër vetes. (Iu tha atyre): “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, me të vërtetë”. Na ju kemi bërë dëshmitar që të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Na për këtë nuk kemi qenë të informuar” Ose që të mos thoni: “Me të vërtetë, të parët tanë i kanë vënë shok Perëndisë para nesh, e ne jemi gjeneratë pas tyre. A mos vllë do të na shkatërrosh për atë çka kanë punuar të degjeneruarit?.” Araf, 173”. E transmeton Ahmedi.

Andaj është shumë e përshtatshme që të ngrihen zërat e besimtarëve me fjalën e teuhidit, për këtë muslimanët duhet të shpeshtojnë përmendjen e Allahut, lutjet kudo që ndodhen në këtë ditë të Arafatit. Jepni mundin tuaj o rob të Allahut, ndoshta Allahu i Madhëruar na pranon në këtë ditë të Arafatit edhe nëse nuk qëndrojmë atje, mirësia e Allahu përfshinë që të gjithë, le të mos e privojë njeriu veten nga mirësitë e Allahut në këtë ditë të madhe.

Është ditë ku shejtani nënçmohet, kur sheh zbritjen e faljes së Allahut për robërit e Tij, siç është transmetuar nga Talha ibn Ubejdilah se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk është parë shejtani një ditë, më i vogël, më i nënçmuar, më i dështuar, më i hidhëruar se në ditën e Arafatit. E kjo nuk është për diç tjetër pos për aryse se sheh zbritjen e mëshirës, dhe faljes së madhe të mëkateve nga Allahu, përveç ditës së Bedrit…” E shënon Imam Maliku.

Agjërimi i kësaj dite fal mëatet e dy viteve, siç ka thënë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjërimi i ditës së Arafatit, shpresoj tek Allahut t’i fal (mëkatet) e vitit të kaluar, dhe vitit të ardhshëm.” Muslimi.

E lusim Allahun e Madhëruar, të pranon lutjet tona, e të gjithëv etë na kaplon me mëshirën e faljen e Tij, e me shpëtim nga zjarri, vërtetë Ai është i cili Dëgjon e i përgjigjet lutjeve.

HUTBEJA E DYTË

Allahu i Madhëruar thotë: “E, të përmendurit e Allahut është më e madhja (lutje)!.” Ankebut, 45.

Muadh ibn Xhebeli, radijAllahu anhu, thotë: “Nuk ka gjë që më së tepërmi të shpëton nga dënimi i Allahut se sa përmendja e Allahut.”

Është haram të agjërohet dita e Kurban Bajramit dhe ditët e teshrikut, që janë tre ditët në vijim pas ditës së parë të Kurban Bajramit, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Ditët e teshrikut janë ditë të ngrënies e pijes.” Muslimi

Allahu i Madhëruar thotë: “që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!.” Haxh, 27

Ibrahim ibn Muhamed el Hukajl

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM