DITURIA MË ME VLERË!

DITURIA MË ME VLERË!

0 1877

Nuk ka dyshim se studimi i besimit është lloji më i mirë i diturisë si dhe ka vlerë e rëndësi më të madhe se studimet tjera. Kjo qëndron kështu sepse ky studim i besimit ka të bëjë me njohjen e Allahut dhe njohjen e emrave dhe cilësive të Tij, të drejtat e Tj ndaj robërve të Tij.

Gjithashtu, studimi i besimit është çelësi i rrugës për te Allahu,- xhele veala!,- si dhe është baza e ligjeve të Tij.

Dhe mu për këtë arsye të gjithë pejgamberët e Allahut,- xhele veala!,- kanë thirrur njerëzit drejt pranimit dhe studimit të besimit.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur’an:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ ﴿٢٥﴾

“ Nuk kemi dërguar para teje asnjë të dërguar, vetëm se i kemi shpallur atij se nuk ka Zot tjetër veç Meje, prandaj më adhuroni!”. 1

Allahu,- xhele veala!,- ka dësmuar për njësimin e vetes së tij.

Njashtu kanë dëshmuar engjëjt e Tij, si dhe njerëzit me dije të cilës e njohin madhërinë e Allahut,- xhele veala!.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur’an:

شَهِدَ اللَّـهُ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ وَالْمَلَائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِمًا بِالْقِسْطِ ۚ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ ﴿١٨﴾

“ Ka dëshmuar Allahu se nuk ka Zot tjetër veç Tij, poashtu kanë dëshmuar edhe melaiket dhe njerëzit e mençur, dëshmi me drejtësi se s’ka Zot tjetër veç Tij. Ai është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. 2

Përderisa vlera e besimit është shumë e madhe, duhet patjetër që çdo musliman të interesohet për të, duke e mësuar së pari për veten e tij e pastaj edhe të tjerëve.

Pasi të mësoj besimin, muslimani duhet të meditoj dhe të jetë plotësishtë i bindur në besimin e tij e më pastaj duhet të përpiqet që fenë e tij ta ndërtojë baza të forta, të sakta dhe të sigurta , në mënyrë që në fund të gëzohet me frytet dhe rezultatet e besimit të tij.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!

Përktheu dhe përshtati: Suad Shabani Preshevë

Burimi: albislam.com

  1. Kur’an: Enbija, 25.
  2. Kur’an: Al Imran, 18.

GJITHASHTU NË ALBISLAM