DO TË JAPISH LLOGARI PARA ALLAHUT PËR LLOGARITË E TUA NË INTERNET!!

DO TË JAPISH LLOGARI PARA ALLAHUT PËR LLOGARITË E TUA NË INTERNET!!

0 561

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Ke hapur llogari në Facebook.. ke hapur llogari në Twitter.. ke hapur llogari në Instagram.. ke hapur llogari në Youtube.. ke hapur llogari WhatsApp.. dhe ke hapur llogari në shumë rrjete tjera sociale, mirëpo dije se ti vetvetes ia ke hapur derën e llogaritjes!

Mos e harro fjalën e Allahut: “Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt”. Kef 49.

Pasha Allahun, ti do të llogaritësh para Allahut për të gjitha pjesëmarrjet e tua, dhe për të gjitha letrat dhe mesazhet e tua, dhe për të gjitha shikimet e tua! Madje pasha Allahun, sytë e tu do pyeten për atë çfarë e kanë parë, dhe veshët e tu për atë çfarë e kanë dëgjuar dhe dora jote për atë çfarë e ka shkruar!

Allahu thotë: “Ndalini ata, se do të pyeten”. Safat 24.

Mos shto hapjen e llogarive të ndryshme se pasha Allahun kjo nuk është kulturë, e as civilizim, e as përparim, po është marrje në pyetje dhe dhënie llogari!

Le të mjafton ajo që të bën dobi, dhe braktise atë që të dëmton, dhe mos e humb kohën në transferim prej në një llogarie në llogari tjetër!

Pasha Allahun ki me dhënë përgjegjësi!

Atë që e korrin trupat e tonë nga adhurimet e djegin gjuhët e tona me gjynahe.. heshtja është rruga e të devotshmëve, për këtë arsye thuaje të mirën ose hesht!

Mos u ndal nga pendimi edhe nëse përsëritet mëkati!!

A nuk i pastron çdo herë rrobat kur bëhen pis.. e njëjta është edhe me gjynahun. Çdo herë kur bën gjynah kërko falje tek Allahu!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM