DOBITË E DHËNIES SË ZEQATIT

DOBITË E DHËNIES SË ZEQATIT

0 2380

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 19 )

Dobitë e dhënies së zekatit:
1. Pastron muslimanin nga egoizmi, arroganca dhe zemra lakmitare.
2. Zvogëlon varfërinë dhe siguron barazi në shoqëri, duke e bërë obligim për të pasurit që t’ua ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre të varfërve.
3. Zvogëlon dallimet midis grupeve dhe klasave të ndryshme socio-ekonomike, dhe është një formë e sigurimeve shoqërore.
4. Të përkujton për të mirat që ti ka dhënë Allahu dhe të inkurajon të jesh mirënjohës.
5. Të bën të jesh dashamirës dhe i mëshirshëm ndaj të varfërve dhe nevojtarëve.
6. Me dhënien e zekatit zbatohet urdhëri i Allahut, duke treguar se e do Allahun, dhe të Dërguarin e tij më shumë se sa pasurinë.
7. Shumëfishimi i pasurisë.
8. Dhënia e zekatit ështa argument (shenjë treguese) për ekzistimin e imanit në zemrën e muslimanit.
9. Është shtim i pasurisë dhe begatisë.
10. Ai që jep sadaka (lëmoshë ose zekat), do të jetë nën hijen e sadakasë së vet.
11. Zekati është pastrim i pasurisë, shtim, ruajtje dhe mbrojtje e saj, sepse edhe pse për çastin krijohet bindja se pasuria po pakësohet me dhënien e zekatit, ajo vetëm sa do të rritet (shtohet) ngase është dhënë për hir të Allahut xhele shanuhu, e Ai është Furnizuesi më i mirë.
12. Zekati është shkak për bashkimin e zemrave të atyre që kanë vështirësi ekonomike, zemrat e të cilëve janë të trazuara, duke ua kthyer atyre shpresën si dhe duke i bashkuar ata në besimin Islam.
13. Zekati është ndihmë për të varfërit muslimanë, me anë të cilit i varfëri i përmbush nevojat ekonomike, dhe njëkohësisht largohet nga poshtërsia e lypjes prej të tjerëve.
14. Përmes dhënies së zekatit arrihet pastrimi i shpirtit të atij që jep zekatin, nga poshtërsia dhe koprracia.
15. Është një nga shtyllat kryesore të Islamit dhe hyrjes në Xhenetin e Allahut.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM