DOBITË NGA ULJA E SHIKIMIT

DOBITË NGA ULJA E SHIKIMIT

0 800

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 15 )

Dobitë në uljen e shikimit nga harami, janë;
1. Arrihet kënaqësia e Allahut.
2. Pasimi i të dërguarit të Allahut.
3. Shpëtimi i zemrës nga dhimbjet dhe pikëllimet e ndryshme në dynja dhe ahiret.
4. Ulja e shikimit nga haramit sjell dritë në sy, fytyrën dhe zemrën e besimtarit.
5. Sjell mprehtësi.
6. Ndihmon dhe lehtëson kërkimin e diturisë.
7. Sjell fuqi.
8. Sjell qëndrueshmëri në fenë e Allahut.
9. Sjell trimëri dhe siguri në zemrën e besimtarit.
10. Ulja e shikimit e bën të qetë, të kënaqur dhe të hareshme zemrën e besimtarit.
11. Liron zemrën e besimtarit nga robëria e epshit.
12. Mbron muslimanin nga dyert që dërgojnë në zjarrin e Xhehenemit.
13. Ulja e shikimit e bën mendjen e besimtarit të fuqishme dhe të qëndrueshme.
14. Mbron zemrën e besimtarit nga përkujtimi i epsheve dhe nga pakujdesia e rënies në to.
15. Sjell dashurinë e Allahut.
16. Sjellë urtësinë dhe suksesin e besimtarit në dynja dhe ahiret.
17. Sjell siguri dhe lumturi në dynja dhe ahiret.
18. Sjell rehati në shoqërinë islame.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

NUK KA KOMENTE

KOMENTO