DUAJA DHE POZITA E SAJ (1)

DUAJA DHE POZITA E SAJ (1)

0 1834

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)!.”

Allahu na urdhëroi që t’i lutemi Atij, dhe nëse i lutemi Atij, atëherë Allahu na premtoi përgjigje. Por, ata që i shmangen adhurmit dhe lutjes ndaj Allahut, për ta Allahu ka përgatit dënim të dhembshëm.

Vazhdon Allahu,- xhele ue ala!,- dhe thotë: ” Me të vërtetë, ata që kanë mendjemadhësi e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.” (Gafir: 60).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush nuk i lutet (kërkon) Allahut, Allahu do të hidhërohet me të.” (Shënuan: Ahmedi: 2/442, Tirmidhiu: 12/267,268(në kapitullin e tefsirit), Ibn Maxhe: 3827 (në kapitullin e duas), Buhariu: 658 (në librin e tij Edebul Mufred), dhe Hakimi: 1/491). Hakimi dhe Shejh Albani e vlerësuan hadithin si Sahih.)

Sa bukur thotë poeti:

“Mos kërko asgjë (ndihmë) nga biri i Ademit (njeriu) Por, ngutu, shpejto dhe kërko nga Ai (Allahu) që dyert nuk i mbyllen kurrë. Dije se Allahu hidhërohet nëse nuk i kërkon dhe nuk i lutesh Atij Kurse, po ta lutesh birin e Ademit (njeriun) ai do të hidhërohet.”

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Vallë, a krahas Allahut, ekzistuaka zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre nuk dinë. Apo është (më i mirë) Ai, i cili i vije në ndihmë nevojtarit të ngushtë kur i lutet Atij dhe i cili ua largon të keqen dhe u bënë juve pronar (brez pas brezi) në Tokë? Vallë, a krahas Allahut – ekzistuaka zot tjetër?! Sa pak që po këshilloheni ju!.” (Neml: 61-62).

Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai të më lutet Mua. Prandaj le ta plotësojnë thirrjen Time (për agjërim e detyra tjera) dhe le të më besojnë Mua (mos të shmangen nga besimi), për të qenë në rrugën e drejtë.” (Bekare: 186).

Transmetohet nga Nu’man ibn Beshiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Duaja është iradet (adhurim)”,- pastaj lexoi fjalën e Allahut: ” Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:“Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)!. ” Me të vërtetë, ata që kanë mendjemadhësi e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.” (Gafir: 60).

(Shënuan: Ebu Davudi: 1446(në kapitullin e namazit), Tirmidhiu: 12/267(në kapitullin e tefsiri dhe thotë hadithi është Hasen Sahih), Ibn Maxhe: 3828(kapitullin e lutjes), Hakimi: 1/490-491 dhe thotë se hadithi është sahih. Më këtë vlerësim(se ky hadith është sahih) u pajtua edhe Imam Dhehebiu dhe Shejh Albani.)

Transmetohet nga Selmani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Allahu është i turpshëm dhe Fisnik (Bujarë), i vjen turp Allahut nëse robi i tij i ngre duart dhe i lutet Atij, e Ai (Allahu) turpërohet të ia kthej bosh (pa përgjigje) lutjen e robit dhe të paplotësuar.”

(Shënuan: Tirmidhiu: 13/68(në kapitullin e lutjes dhe thotë se hadithi është hasen garib), Ebu Davudi: 1474(në kapitullin e namazit), Ibn Maxhe: 2399, Hakimi: 1/497. Hakimi dhe Dhehebiu hadithin e vlerësojnë si sahih(të vërtetë).

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ka mundësi që secili nga muslimanët t’i drejtohet me lutje Allahut dhe në këtë lutje nuk ka mëkat e as prishje të marrëdhënieve farefisnore, e Allahu të mos i jap njërën nga këto tre gjërave: 1. Do t’ia shpejtojë përgjigjen, 2. Ose do t’ia vonojë shpërblimin (ia len për ahiret), 3. Ose do ta ruaj apo do t’ia largojë një të keqe e cila është me vlerë dhe e ngjashme me lutjen e tij.”

(Shënon: Hakimi: 1/493, dhe e vlerëson hadithin si sahih, i këtij mendimi është edhe Dhehebiu).

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Secili besimtar i cili i lutet Allahut, Allahu do t’i japë atë që dëshiron lutësi, ose do ta ruaj nga ndonjë e keqe sa vlera e lutjes së tij, përderisa ai nuk lutet për ndonjë mëkat ose për shkëputjen e lidhjeve farefisnore.”

(Shënuan: Tirmidhiu: 3621. Dhe thotë se hadithi është sahih, kurse Shejh Albani thotë se hadithi është Hasen(i mirë).

Transmetohet se Omer ibnul Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Unë nuk brengosem për kthimin e përgjigjes (pranimin e lutjes nga Allahu), porse mua më brengos lutja, sepse atë që e inspiron Allahu t’i lutet Atij, atëherë Allahu i përgjigjet atij.”

Dhe në fund!

Duaja është shkak kryesor që Allahu t’i përgjigjet lutjeve tona, porse duhet plotësohen kushtet(rregullat) dhe të largohen pengesat e pranimit të duasë.

Pra, muslimani duhet të kujdeset për rregullat e lutjes.

Lind pyetja: Cilat janë rregullat e lutjes?

Këtë do ta mësoni në hutben e ardhshme inshallah.

Vazhdon…..

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM