DURIM, VËLLEZËRIT E MI LIBIAN

DURIM, VËLLEZËRIT E MI LIBIAN

0 1848

I falënderuar qoftë Allahu, Zoti i gjithësisë i cili u premtoi përfundim të mirë të devotshmëve dhe u shpalli armiqësi zullumqarëve,  paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi shokët e tij besnik dhe mbi familjen e tij të pastër. Pas Tunizisë dhe Egjiptit flaka e kaploi edhe Libinë dhe kjo nuk është aspak për tu habit.

Nuk është për tu habit ngase revolta ndaj zullumit, ndaj drejtimit të keq, ndaj plaçkitjes së resurseve natyrore, ndaj robërimit të lirëve dhe  ndaj udhëheqjes së mendjelehtëve në shtetet arabe e arriti kulminacionin. Këtë poshtërim nuk e pranon as niveli më i ultë i njerëzimi e si do ta pranon sheriati hyjnor.  E si nuk do arrinte situata në këtë shkallë pasi që u largua ligji i Allahut dhe u zëvendësua me ligje njerëzore të padrejta. Po të ishte  zbatuar sheriati i Allahut, po të ishte gjykuar me Librin e Allahut dhe me Sunnetin e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, në postet udhëheqëse nuk do të vinte ai që si meriton, nuk do të poshtërohej i larti dhe nuk do glorifikohej i ulëti, nuk do të cenohej asnjë e drejtë, madje edhe e jomyslimanit, e sidoqoftë e myslimanit. Do të mbroheshin të  drejtat e të gjithëve e në veçanti të drejtat e të devotshmëve, të mirëve dhe atyre që synojnë përmirësimin.  Nuk do të ndodhte si në Libi në të cilën zandanët mbusheshin me myslimanë që torturoheshin në mënyrë çnjerëzore për dyshimin më të vogël.  “Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.” (El Buruxh, 8)

Shumë mirë dihej gjendja e vështirë e atyre që dëshirojnë përmirësim në Libi, shumë mirë dihen llojet dhe ashpërsia e torturave me të cilat ballafaqohen. Në një prej burgjeve për të burgosurit politik për një natë në vitin 1417H janë likuiduar afro 1200 të burgosur. Nuk e di, por si duket erdhi momenti i fitores për të pafajshmit që katër dekada vuanin nga ky sistem i dhunshëm. Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt! Për fitoren e të shtypurve. Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Për atë që përgjigjet, kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë qortimi ndaj tij. Qortim ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe që pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë; për ata ka dënim të dhembshëm.” (Esh Shura, 41-42)

“Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin)” (Ibrahim, 42)

“Sa e sa vendbanimeve Unë ua shtyva dënimin, edhe pse ata ishin keqbërës, por prapëseprapë i dënova. Tek Unë kthehet çdo gjë.” (El Haxhxh, 48)

“Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit. Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!” (El Fexhr, 11-14)

Allahu disa zullumqarëve do t’ua përshpejton një hise të azabit në këtë botë, si dënim për veprimet e tyre. Në një hadith të saktë i Dërguari i Allahu, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka mëkat që meriton ti përshpejtohet dënimi në dynja, me pjesën e dënimit që Allahu e ka ruajtur për në ahiret si padrejtësia dhe ndërprerja e lidhjeve farefisnore.” Por nëse ndodh që dënimi të vonohet në të ka urtësi të shumta “Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t’i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.” (Ali Imran, 178)

Ky sistem i korruptuar i prishi edhe marrëdhëniet e tij me vendet fqinje ashtu si e dëmtoi edhe raportin e shtetit ndaj qytetarëve. Në këtë realitet nuk i ngeli vend ku do të strehohet ai dhe xhelatët e tij.  Duke e ditur historinë e tij nuk është larg mendjes se ai do të mundohet ta shtyp popullin me gjitha mjetet që i ka në dorë. Për këtë ballafaqim me popullin ky sistem i padrejtë i bëri përgatitjet e duhura, madje angazhoi edhe mercenarë prej vendeve të huaja. Me të drejtë mundemi të presim se numri i viktimave do të rritet, dita ditës. Nga ky vendi që e kam nuk do të flas për ligjësinë e asaj që ndodhi dhe kaloi, ngase vendi i debateve të tilla është i njohur. Rreth çështjes së ndërrimit të sistemit me forcë, ka mendime të ndryshme dhe secili prej tyre i ka argumentet tija, prandaj e themi rregullin e njohur (لا إنكار في مسائل الاجتهاد) Për çështjet e paprera asnjë mëndim nuk është paraprakisht i refuzuar.

Atë që dua ta theksoj është që viktimat dhe gjaku i derdhur të ketë kuptim, sakrifica e bërë të jetë me qëllim të realizimit të kërkesave të ligjshme. E kemi obligim të angazhohemi ta mbrojmë gjakun e vëllezërve tanë në Libi, të ndihmojmë në largimin e zullumit, me mundësitë që i kemi.  Me dua, me xhihad të fjalës dhe me gjitha mënyrat e ligjshme. Pushtetmbajtësit e kanë për obligim të bashkohen kundër sistemit të këtillë represiv, e kanë për obligim ta ndihmojnë popullin e mjerë. Ai që ndihmon këtë sistem dhe i tradhton vëllezërit e tij është pjesëmarrës (hisetar) në padrejtësi dhe mëkat.  Vëllezërit e Libisë i këshilloj të kthehen tek Allahu, të kërkojnë ndihmën e Tij, ta pastrojnë qëllimin, të synojnë të ndihmojnë Islamin me këtë vepër që e bëjnë. Allahu e ndihmon atë që ndihmon fenë e Allahut, e ndihmon ushtrinë e tij dhe i bën ngadhënjimtarë. Jeta e është çmimi më i lartë që dikush mundet ta paguan për ta larguar zullumin dhe për ta zbatuar fenë. Nuk lejohet që jeta të flijohet për qëllime të tjera. Prej mënyrave se si ndihmohet feja është të ndalet hovi i zullumqarit, të merren në përgjegjësi dhe të gjykohen ata që keqpërdorin pasurinë e popullit dhe xhelatët e padrejtësisë. Feja ndihmohet edhe duke i siguruar të drejtat e ligjshme për të gjithë.  Ndoshta për këto qëllime të larta do të vdesin shumë viktima, por ky është ligji i Zotit në këtë botë. Vëllezër kini kujdes nga mëkatet që janë edhe shkaku kryesor që në postet udhëheqësi të vijnë zullumqarët.

“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Esh Shura, 30)

Ai është edhe shkak i humbjes në luftë

“Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë. “ (Ali Imran, 155)

“Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: Prej nga na erdhi neve kjo?! Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Ali Imran, 165)

E lus Allahun ti mbron vëllezërit dhe motrat tona të Libisë, ta mbron gjakun e tyre, pas kësaj dite të mos i jep pushtet mbi tyre ndonjë tagutit. O Allah largoje zullumin prej vëllrzërve të Libisë dhe prej gjithë vendeve myslimane. O Allah bëje që me ato vende të sundojnë sundues të drejtë dhe ndihmoji muslimanët kundër atyre që u bëjnë padrejtësi. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes)” (Esh Shuara,227)

Allahut i takon falënderimi në fillim dhe në fund dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi shokët dhe familjen e tij…

Përktheu: Talha Kurtishi