DYSHIMI ËSHTË GËNJESHTRA MË E MADHE

DYSHIMI ËSHTË GËNJESHTRA MË E MADHE

0 2573

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, ka thënë: “Keni kujdes nga dyshimi, vërtetë dyshimi është fjala më e rrejshme.”[1]

KOMENTI:

Dyshim është: Pasiguri, lëkundje mes dy gjërve, duke anuar kah njëra prej tyre.

Ky hadith flet për obligueshmërinë e mendimit të mirë për vëllain musliman, e të mos formohet një mendim i keq për të, sepse në origjinë muslimani është i drejtë dhe i mirë, e nuk akuzohet pa asnjë fakt, apo argument për akuzën e bërë.

Allahu thotë: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat.” Sureja Huxhurat, 12.

Për këtë ai, paqja dhe bekimi Allahut qoftë mbi të, tha: “vërtetë dyshimi është fjala më e rrejshme.”

(Dyshimi) Fjalë e shpirtit, kur njeriu i flet vetes për një mendim të keq për vëllain e tij, përgënjeshtro këtë dyshim e mos i beso, ke mendim të mirë për vëllain tënd, se ai është i pastër, punë mirë, e mos e akuzo me diç që nuk është konfirmuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I KATËRT

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër, 6064. Dhe Muslimi me numër, 2563.

GJITHASHTU NË ALBISLAM