Edhe falet edhe shahet!

Edhe falet edhe shahet!

Pyetje: Nëse njeriu është nga ata që falen rregullisht dhe i përmbahet rregullave fetare në përgjithësi, mirëpo në fjalorin e tij hasen shprehje të këqija vulgare, sharje etj. Si e ka hallin ky person?

Përgjigje: Allahu na ruajt nga kjo gjendje, besimtar që falet, por moralin ta ketë të keq! Ebu Hurejre tregon se e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut për një grua? O i Dërguari i Allahut, filania falet edhe natën, agjëron ditën, mirëpo me gjuhën e saj i pengon fqinjët, duke ushtruar tirani ndaj tyre. Pejgamberi për këtë tha: “S’ka hair në te, ajo është në Zjarr”.

Burimi; albislam.com