EDUKATA E RËNIES NË GJUMË

EDUKATA E RËNIES NË GJUMË

0 559

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 48 )

Edukata e rënies në gjumë;
1. Muslimani nuk duhet ta vanojë rënien në gjumë pas namazit të jacisë, përpos në raste të patjetërsueshme, siç transmeton Ebu Berzete el Eslemij radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, e urrente rënien në gjumë para namazit të jacisë si dhe urrente qëndrimin zgjuar pas namazit të jacisë.
2. Muslimani duhet të mundohet që çdoherë të merr abdes para rënies në gjumë, ngase kështu vepronte Muhamedi alejhi selam, ashtu siç transmeton Berra Ibën Azib radijAllahu anhu.
3. Të bjerë të flejë duke qenë i nënshtruar ndaj Allahut, e jo duke i bërë mëkat Allahut.
4. Para se të flejë ta llogaris veten e tij për gjërat që i ka vepruar gjatë ditës, nëse ka vepruar mirë, ta shtojë edhe më shumë të nesërmen, nëse ka vepruar keq, të pendohet para se te flejë dhe të vendos që mos ta përsëris të nesërmen vepren e keqe.
5. Të bjerë në gjumë në fillim në krahun e djathtë, edhe nëse rrotullohet gjatë gjumit pastaj në krahun e majtë, nuk ka asgjë të keqe. Sipas hadithit që transmeton Berra Ibën Azib,hadithin e shënojn Buhariu dhe Muslimi.
6. Muslimani nuk duhet të flejë në bark, as natën e as ditën, por duhet të flejë në krahun e djathtë.
7. Muslimani duhet t’i bëjë dhikret (lutjet) e gjumit para se të flejë.

Dr. Mustafa Mahmud.

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

NUK KA KOMENTE

KOMENTO