EDUKATA GJATË NGRËNIES SË USHQIMIT -2

EDUKATA GJATË NGRËNIES SË USHQIMIT -2

0 1523

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 39 )

Edukata gjatë ngrënies së ushqimit: (Pjesa e dytë)

  1. Bërja e nijetit që përmes ngrënies së këtij ushqimi, të forcohet trupi për adhurim ndaj Allahut, e jo vetëm mbushja e barkut dhe kënaqja e epshit;

Ibrahim esh Shejbani, rahimehullah, thotë: “Përgjatë 80 viteve të jetës sime, kurrë nuk kam ngrënë ushqim për ta kënaqur epshin tim, por kam ngrënë vetëm aq sa të më jep fuqi për adhurim.”

Ngase të ngrënit pa nevojë dhe të ngrënit e tepërt dobëson mendjen, zemrën, si dhe trupin e kaplon plogështia, pastaj plogështia sjell gjumin, etj.

Transmeton Mikdam Ibën Ma’dij Kereb, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk mbush biri i Ademit enë më të keqe sesa barkun e tij, i mjafton atij aq ushqim sa ta mbajë drejt kurrizin e tij. E nëse i duhet të shtoj, atëherë le të jetë një e treta për ushqimin e tij, një e treta për pijen e tij, dhe një e treta për frymëmarrjen.”

(Shënuan: Imam Ahmedi:4/132, Tirmidhiu: 4/590, Ibën Maxhe: 2/1111 dhe hadithi është hasen sahih sipas Tirmidhiut, kurse hadithin e saktësoi Shejh Albani: Vargu i haditheve të sakta: 2265).

  1. Mosngrënia e ushqimit dhe mospirja në enët e arit dhe argjendit;

Ka ndaluar pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, ngrënien dhe pirjen në enët e arit dhe argjendit dhe se një veprim i tillë llogaritet prej mëkateve të mëdha në Islam.

Transmetohen Hudhejfe Ibën Jemani, radijAllahu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos hani dhe mos pini në enët e arit dhe të argjendit.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5426, Muslimi: 4/2067).

Transmeton Umu Seleme, radijAllahu anha, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë se ai që hanë dhe pinë në enët e arit dhe argjendit, në të vërtetë ai veçse e ka mbushu barkun e tij me zjarr të Xhehenemit.” (Shënon; Imam Muslimi; 1/2065).

Transmeton Berra Ibën Azib, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush pinë në enët e arit (floririt) dhe të argjendit në dunja, nuk do të pijë në to në ahiret (do t’i ndalohet pirja në to në ahiret).” (Shënon: Imam Muslimi; 3/2066).

Dr. Mustafa Murad Profesor i fakultetit të Davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM