EJUBI, ALEJHI SELAM

EJUBI, ALEJHI SELAM

0 6573

Prejardhja e tij përfundon deri tek Is’haku i biri i Ibrahimit, alejhima selam. Dërgimi i tij sipas mendimit më të saktë ka qenë mes Musait dhe Jusufit, alehima selam. Historia e tij është përmendur në Kuran shkurtimisht në suren Enbija dhe në suren Sad.

ÇFARË KISHTE NDODHUR?

Ejubi, alejhi selam, ishte një njeri shumë i pasur, kishte shumë pasardhës, e Allahu e sprovoi atë në pasuri, në fëmijë dhe trupin e tij. Bëri durim në atë gjendje, durim të dalluar, e Allahu e shpërbleu për durimin, iu përgjigj lutjeve të tija, ia ktheu familjen, dhe e furnizoi nga nuk e llogariste.

DETAJET E KËTIJ TREGIMI

Tregimi i Ejubit, alejhi selam, është përmendur në suren Enbija, siç vijon: “dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!” E, iu gjegjëm Na atij dhe ia larguam mjerimin që kishte ai, dhe ia dhamë atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga mëshira Jonë, që kjo të jetë këshilë për ata që Na adhurojnë.” [83-84]

Dhe në suren Sad: “Kujtoje robin Tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më preku djalli me mundim dhe vuajtje!” (Atij i tha): “Bjeri me këmbën tënde (Tokës)! Ja, ky është një burim i ujit të ftohtë për larje dhe pirje!” Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur”. [41-43]

Allahu i Madhëruar na tregon për robin dhe të dërguarin e Tij Ejubin, alejhi selam, dhe për sëmundjen që kishte në trupin e tij, për sprovat në pasurinë dhe fëmijët e tij, saqë nuk mbeti në trupin e tij vend sa i gjilpërës i shëndoshë, pos zemrës, nuk i kishte mbetur nga kjo botë asgjë që do ta ndihmonte atë në sëmundjen dhe gjendjen që ishte, përveç që gruaja e tij kishte ruajtur dashurinë ndaj tij, nga besimi në Allahun dhe në të dërguarin e Tij, ajo i shërbente njerëzit me pagë, e më pas e ushqente dhe i shërbente përgjat tetëmbëdhjetë viteve.

Atë e refuzonte çdo njeri i afërt apo të largët, përpos gruas, Allahu qoftë e kënaqur me të, ajo nuk ndahej prej tij mëngjes e mbrëmje, përpos për t’u shërbyer njerëzve, e që më pas shpejt të kthehej në shërbim të burrit të saj, në mbikqyrjen dhe kryerjen e nevojave të tija. Kur kjo gjendje zgjati shumë tek ai, dhe u vështirësua edhe më shumë, përfundoi mundësia për të përballuar, përfundoi koha e caktuar, Ejubi alejhi selam, iu kthye Zotit me lutje: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!” në ajetin tjetër tha: “Me të vërtetë, më preku djalli me mundim dhe vuajtje!”.  Atëherë iu përgjigj lutjes së tij më i Mëshirshmi, e urdhëroi atë të ngrihet nga vendi i tij, ta godet tokën me këmbë, dhe kështu veproi, Allahu lëshoi ujë, e urdhëroi të lahet prej tij, dhe largoi gjithë sëmundjet që kishte në trupin e tij, pastaj e urdhëroi ta godas tokën në një vend tjetër, ku doli një pus tjetër, e urdhëroi të pijë prej tij, dhe largoi çdo të keqe që kishte në brendësinë e tij, u shërua plotësisht nga jashta dhe nga brenda, për këtë thotë Allahut: “Bjeri me këmbën tënde (Tokës)! Ja, ky është një burim i ujit të ftohtë për larje dhe pirje!”.

Bezari dhe të tjerë transmetojnë nga Enes ibn Maliku, Allah qoftë i kënaqur me të, se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahu qofshin mbi të, ka thënë: “i dërguari i Allahut, Ejubi, alejhi selam, ishte i sëmurë përgjatë tetëmbëdhjetë vitesh, e refuzoi atë çdo njeri i afërt apo i largët, përpos dy personave, ishin vëllezërit më të veçantë të tij, e vizitonin, njëri prej tyre i tha tjetrit: A e di, pasha Allahu Ejubi ka vepruar një mëkat që nuk ka vepruar asnjë prej njerëzimit. I tha shoku i tij: E çfarë ka bërë? Tha: Që tetëmbëdhjetë vite Allahu atë nuk e mëshiron, e të largon sëmundjen që ka. Kur e vizituan (Ejubin, alejhi selam), njëri prej tyre nuk bëri durim e i tregoi, Ejubi tha: Nuk di se çfarë po thua, pos që, Allahu e di që unë po kaloja pranë dy burrave që përlesheshin, e të dy e përmendnin Allahu, e unë u ktheva në shtëpi të kërkoj falje për ata, nga mospëlqimi që të përmendet Allahu vetëm se në të vërtetë. Vazhdon dhe thotë: Dilte për të kryer nevojën e tij, bashkëshortja e merrte atë për dore derisa të arrinte, por një ditë ajo u vonua dhe Allahu i Madhëruar i shpalli Ejubit, alejhi selam : “Bjeri me këmbën tënde (Tokës)! Ja, ky është një burim i ujit të ftohtë për larje dhe pirje!”. Pasi që u vonua, e takoi duke e shikuar, ky iu afrua asaj, e Allahu ia kishte larguar gjitha sëmundjet, e ishte në gjendjen më të mirë. Kur ajo e pa i tha: Allahu të bekoftë ty! A e ke parë të dërguarin e Allahut, atë të sprovuarin. Betohem në Allahun se nuk kam parë njeri që i përngjan më tepër se sa ti, kur ishte i shëndoshë. Tha: Unë jam ai. Ai kishte dy thasë, një me grurë e një me elb, Allahu dërgoi dy re, kur njëra prej tyre ishte mbi grurin lëshoi në të ari derisa u mbush, dhe tjetra mbi elbin lëshoi ari derisa u mbush”.

Shënon Buhariu nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Përderisa Ejubi po lahej i zhveshur, ranë mbi të karkaleca prej ari, e filloi Ejubi t’i tubon në teshat e tija, e thirri Zoti e i tha: O Ejub! A nuk të pasurova nga ajo që sheh? Tha: Gjithsesi o Zot, por unë nuk jam i panevojshëm për bereqetet e Tua”. Për këtë Allahu tha: Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur”.

Ibn Asakiri shënon hadithin e ibn Abasit, radijallahu anhu, i cili thotë: “Kam pyetur të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem,  rreth fjalës së Allahut: “Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes)”, tha: “Allahu i Madhëruar i ktheu atij gruan, dhe e bëri atë të re, saqë lindi njëzet e gjashtë meshkuj”.

Fjala e Allahut: “Mëshirë prej nesh”, ka kuptimin: Mëshirë mbi të për durimin e tij, përqendrimin, kthimin tek Allahu, modestinë, vetëkënaqësinë  “dhe përkujtim për të zotët e mendjes”. Pra, është një shembëlltyrë për ata që posedojnë mendje të shëndoshë që të kuptojnë se fundi i durimit është lehtësimi, lirimi dhe rehatia.

Në suren Enbija: “mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur”,  ka kuptimin: Ne iu përgjigjëm lutjeve të tija, dhe vepruam me të lloje të ndryshme të mirësisë, për hir të mëshirës ndaj tij, dhe që kjo të jetë shembëlltyrë, këshillë dhe  përkujtim për të tjerët nga robërit, që ta pasojnë atë në durimin ndaj sprovave, në vazhdimsinë e përmendjes së Allahut, në rehati  e në vështirësi.

Fjala e Allahut: “dhe merr me dorën tënde një tubë thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tënd!”, kanë përmendur që Ejubi, alejhi selam, ishte nervikosur me gruan e tij, dhe kishte dëshirë t’i hakmerrej asaj për atë që kishte vepruar ajo. Është thënë se ajo kishte shitur gërshetet e saja për një bukë, e i kishte dhënë për të ngrënë, dhe e fajësoi për këtë dhe u betua se po Allahu e shëroi do ta godiste njëqind herë. Dhe është thënë, edhe për shumë shkaqe tjera. Kur Allahu e shëroi, nuk mundej që shpërblimi i saj me gjithë këtë shërbim të plotë, mëshirë, dhembshuri, bamirësi të kompensohej me rahje, e Allahu i dha përgjigje që ky të merr një tubë me thupra, me njëqind shkopinjë, e ta godet një herë, kështu realizoi betimin e tij, doli nga shkelja e betimin, ky është një lehtësim dhe lirim për atë që ka dro Allahun dhe tek Ai kthehet, për këtë Allahu thotë: “Ne, e kemi ditur atë të durueshëm, (ai) është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar (shumë) Zotit!”.  falënderoi atë Allahu dhe e lëvdoi me fjalën “ai, me të vërtetë i është drejtuar (shumë) Zotit!”, pra, i kthyeshë, i drejtuar tek Allahu.

ÇUDIRAT E KËTIJ TREGIMI

Disa nga komentuesit e Kuranit kanë përmendur rreth fjalës së Allahut: “dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi”, tregime dhe fjalë që nuk lejohet t’u referohemi, e t’u qasemi atyre, kanë përmendur se Ejubi është sëmurë për njëkohë shumë të gjatë, dhe se krimbat ishin shpërndarë në trupin e tij, se mishi i është copëtuar, gjitha këto e të tjera janë të parëndësishme; sepse Allahu i Madhëruar ka mbrojtur të dërguarit e Tij prej sëmundjeve të neveritshme që sjellin largimin e njerëzve prej tyre, qoftë se ato të jenë sëmundje trupore, nervore apo shpirtërore.

Ajo që duhet të bësohet është se Allahu i Madhëruar ka sprovuar robin e Tij, Ejubin, alejhi selam me disa sëmundje që nuk bien ndesh me virtytet e pejgaberëve. Ejubi, alejhi selam kishte bërë duri ndaj sëmundjeve, saqë është theksuar si shembëlltyrë në durim, fundi i durimit të tij ishte që Allahu e shëroi prej sëmundjes, largoi gjithë sprovat dhe dëmet që ishin tek ai, dhe i dha nga dhuntitë e Tija.

Njashtu kanë përmendur rreth fjalës së Allahut: “dhe merr me dorën tënde një tubë thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tënd!” shumë transmetime rreth asaj se mbi kë është goditur, shkaku i goditjes, ndërsa më e sakta është se Ejubi, alejhi selam, e dërgoi gruan e tij për ndonjë nevojë që kishte, ajo iu vonua, dhe ky u betua se po të largohej sëmundja do ta godiste njëqind herë, e pasi që u shërua, Allahu ia lehtësoi, në mënyrë që të merr një tubë me thupra ku do ketë njëqind shkopinjë të vogël e ta godet një herë, kështu kishte mbledhur mes zbatimit të betimit dhe mes mëshirës ndaj gruas së tij e cila kishte shërbyer atë ditëve kur ishte i sëmurë.

SHEMBUJ TË PËRFITUAR NGA KY TREGIM

Mësimi më i rëndësishëm që përfitohet nga ky tregim është se robi duhet që çdo herë kur të jetë në gëzim e hidhërim, në vështirësi e rehati, në mirëqenie dhe sprovë të kthehet tek Allahu, ta mbush zemrën e tij me besim, dhe se nuk i përgjigjet atij askush pos Allahut të Lartësuar, dhe se ska kush largon fatkeqësitë që e kanë goditur pos Zotit, Krijuesit të shkaqeve, Ai është Ndihmëtari, Ai është që i përgjigjet lutjeve, në dorë të Tij janë çelësat e çdo gjëje, ky besim fut rehatinë, qetësinë në zemrën e besimtarit, e shndërron jetën e tij në jetë të qetë e të qëndrueshme, pa çrregullime e shqetësime, shpirti i tij është i kënaqur i qetë, pajtohet me atë që ia ka caktuar Allahu dhe pranon atë që Allahu ia ka nda atij.

Dhe prej mësimeve më të rëndësishme që përfitohen nga tregimi i Ejubit, alejhi selam,  durimi. Durimi në fatkeqësi, durimi në sëmundje, durimi në sprovat e dynjasë, durimi në humbjen e pasurisë dhe fëmijëve, gjitha këto janë lloje të durimit, dhe shumë të tjera me të cilat i sprovon Allahu robërit e Tij, që të dihet ai që bën durim prej atyre që s’bëjnë durim, që të dihet besimtari i vërtetë prej hipokritit, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ju vëmë në sprovë juve, përderisa t’i njohim në thelb ata të cilët prej jush luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë (mundimin), si dhe për t’i vërtetuar lajmet për veprat tuaja”. Muhamed, 31.

Ndërsa në hadith, fjala e tij, sal-Allahu alejhi ve selem, është: “Dije se të bësh durim në gjërat që urren ka mirësi të shumta, dhe se fitorja vije me durim”. Transmeton Imam Ahmedi.

Burimi: albislam.com / Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli