EKZISTIMI I ALLAHUT

EKZISTIMI I ALLAHUT

0 1892

Argumenti historik: Studimet e dijetarëve të religjionit së bashku me studimet gjenealogjike, antropologjike dhe psikologjike, kanë vërtetuar se besimi më i vjetër është monoteizmi i pastër, gjurmët e të cilët janë gjetur që nga kohët e lashta e deri në kohën e re. Këtë e vërtetojnë edhe fetë me prejardhje qiellore, të cilat mësojnë se gjithësia ka një Krijues të Madh, besim ky i cili është skalitur në natyrshmërinë e krijesave.

Argumentet logjike mbi ekzistimin e Krijuesit: Ekzistojnë rregulla dhe të vërteta të pranuara te të gjithë njerëzit e mençur, ato janë:

  1. Afirmimi i një varianti përballë tjetrit, pa argument, është i kotë.
  2. vargëzimi të gjërave, është i kotë.
  3. Varshmërisë qarkore e krijesave, është e kotë.
  4. Ligji i kauzalitetit.

Këto rregulla të ndihmojnë që në mënyrë logjike të arrish deri te besimi në ekzistimin e

Krijuesit. Shkojmë me radhë:

Së pari: afirmimi i një varianti përballë tjetrit, pa argument: gjithësia ka tre mundësi:

  1. a) të jetë ekzistimi i saj i domosdoshëm b) absurd c) apo i mundshëm

Supozimi i parë është i kotë, sepse ajo do të thotë se gjithësia nuk zhduket, e kjo është

absurde. Ne, çdo ditë shohim si vdesin krijesa të ndryshme dhe si ngjallen. Pra gjinden apo zhduken. Nga kjo kuptojmë se nuk është absurde zhdukja e gjithësisë.

Supozimi i dytë është gjithashtu i kotë, sepse gjithësia është realitet që ekziston, sikur

ekzistimi i saj të ishte absurd nuk do të ekzistonte.

Pra nuk mbeti vetëm se supozimi i tretë: ekzistimi i gjithësisë është i mundshëm, që do të

thotë: lejohet të ekzistojë apo të mos ekzistojë në mënyrë të barabartë. Mirëpo, gjithësia

vërtetë ekziston dhe patjetër të ketë nga jashtë dikush i cili zgjedh njërën nga mundësitë e

përmendura: ekzistimin apo mosekzistimin. Nëse ndokush thotë: gjithësia e ka krijuar

vetveten. Themi: kjo domosdo kërkon saktësimin e njërit variant nga tjetri pa argument, sepse sikur ta kishte krijuar vetveten do të ishte ekzistimi i saj i domosdoshëm, mirëpo ne e kuptuam nga ajo që u tha më lartë se ekzistimi i gjithësisë është i mundshëm. Kjo na bënë të qartë se atë e ka krijuar ndonjë fuqi tjetër jashtë sajë, që dallon nga ajo në qenien dhe cilësitë e Tij.

Së dyti: vargëzimi i gjërave deri në pafundësi: mundësia që të ketë forcë tjetër pos Allahut që ka krijuar gjithësinë është e kotë, sepse kjo të shpien në vargëzim të supozimeve deri në pafundësi dhe logjika nuk mund të arrijë deri te ndonjë gjykim përfundimtar. Nëse ndonjëri thotë: këtë gjithësi mund ta kishte krijuar ndokush tjetër pos Allahut. I themi: e këtë krijues të paramenduar kush e krijoi? Nëse thotë: e ka krijuar ndonjë krijues tjetër. I themi: kjo të shpien në vargëzim ta paskajshëm, e kjo gjë është e kotë. Pra ky vargëzim patjetër të përfundojë te Qenia, ekzistimi i të cilës është i domosdoshëm, për të përfunduar pafundësia, e ky është Allahu.

Së treti: teoria e varshmërisë qarkore të krijesave: kjo do të thotë se çdo krijesë, ekzistimi i saj varet nga diçka tjetër, e kjo e dyta varet nga e para. Kjo është e kotë dhe e papranuar logjikisht. Shembulli për këtë është: nëse themi se ekzistimi i vesë varet nga ekzistimi i pulës, mirëpo po ashtu ekzistimi i pulës varet nga ekzistimi i vesë, nuk do të ekzistonte asnjëra për shkak absurditetit. Kjo është varshmëria qarkore. Nëse ndonjëri thotë: gjithësia është e krijuar dhe ka shkak dhe ky shkak është ndikimi i ndërsjellë i atomeve të asaj qenie, që ka vazhduar miliona vite derisa është formuar kjo gjithësi, pra natyra vetë e ka krijuar. I themi: cili është shkaku i parë në krijimin e atomeve të para me ndikim të ndërsjellë? Dhe cili është shkaku i vetë ndikimit të ndërsjellë? Nëse thotë: shkaku janë vetë atomet, që do të thotë se ato e kanë krijuar vetveten e pastaj kanë pasur ndikim të ndërsjellë derisa është krijuar gjithësia. I themi: kjo është e kotë e varshmërisë qarkore të krijesave, sepse ti e bërë një gjë shkak për ekzistimin e një tjetrës, dhe këtë të dytën shkak për ekzistimin e vetvetes, e cila kur ishte asgjë, ekzistimi i saj varej nga dalja e sajë prej asgjësë, kur del nga asgjëja bëhet shkak që nuk krijon vetveten.

Pastaj themi: ti the se gjithësia është e krijuar, nuk është e amshuar, si mund që e krijuara të jetë shkak për vetveten kur nuk ka ekzistuar më herët, asgjëja e pastër nuk mund të krijojë diçka si dhe është absurde që një gjë të jetë krijues dhe krijesë në të njëjtën kohë.

Së katërti: Ligji i kauzalitetit: sistemi dhe veçoritë e ndryshme të gjërave flasin për shkakun dhe urtësinë e ekzistimit të tyre. Nuk është e logjikshme që të gjendet ndonjë shkak apo urtësi vetvetiu, pa planifikues të tij. Nëse themi se Dielli gjendet rastësisht dhe nuk ka ndonjë urtësi në ekzistimin e tij dhe në detyrat që i kryen ai në gjithësi, nuk do të dyshonte askush në këtë kohë për çmendurinë e tij. Njëjtë sikur një shkencëtari të anatomisë t’i themi se truri, mëlçia, pankreasi e tjerë, ekzistojnë rastësisht dhe rastësisht i kryejnë detyrat e tyre. Nuk do të dyshonte ky shkencëtar për çmendurinë e kësaj fjala. Pasi që për këto gjëra të vogla, konsiderojmë se është e pamundur të ekzistojnë rastësisht, si mund të besojmë se tërë kjo gjithësi, me gjithë përsosurinë e saj ekziston rastësisht?! Dhe se harmonia e kësaj gjithësie nuk ka planifikues, rregullat dhe urtësitë e saj janë të paqëllimta? A është e logjikshme që kjo gjithësi e mrekulluar dhe në mënyrë precize e harmonizuar është gjetur kotë dhe se tërë ai precizitet është bërë rastësisht? Ai që beson këtë është si ai që beson atë i cili thotë: sikur t’i sjellim gjashtë majmunë para gjashtë kompjuterëve dhe t’i lëmë ashtu me miliona vite, nuk është larg mendjes që ndonjëri prej tyre të shkruan ndonjë poezi të mrekullueshme të Shekspirit! Mund t’i besoni këtij? S’ka dyshim se ky është më i mençur se majmunët, mirëpo për fat të keq mundësia e majmunëve për të shkruar një poezi si të Shekspirit nuk është më e madhe për te qenë vetë ai si Shekspiri. A nuk është ashtu?

Nuk ka dyshim se përveç asaj që përmendëm më lartë edhe natyra e pastër e njeriut argumenton ekzistimin e Zotit. Edhe pse ndokush mundohet ta fshehë këtë, përsëri në

momente të vështira del na pah ky besim. Po ashtu ka argumente edhe në gjithësi dhe në vetë njeriun për atë që logjikon. Për shembull vetëm nëse shfletojmë librin “Njëshmëria e Krijuesit” të Abdulmexhid Zendanit, do të shohim një sërë argumentesh. Në kohën tonë argumentet për ekzistimin e Zotit janë edhe më të qarta. Këtë e vërejmë nga deklaratat e ndryshme të shkencëtarëve të ndryshëm. Për më tepër mund të konsultoni librin “Mrekullia shkencore në Kur’an dhe Sunnet” të të njëjtit autor.

GJITHASHTU NË ALBISLAM