Është mustehab (e preferuar) të ndahet mes namazit farz dhe atij vullnetar, duke folur ose duke lëvizur deri në një vend tjetër!

Është mustehab (e preferuar) të ndahet mes namazit farz dhe atij vullnetar, duke folur ose duke lëvizur deri në një vend tjetër!

0 2603

Pyetja: Nëse unë kam falur namazin farz, e më pas unë dua të fal edhe namaz vullnetar, a është mustehab që të shkojë në një vend tjetër në mënyrë që më shumë se një vend mbi tokë do të dëshmojë për mua?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut

Po, është e preferuar që të ndahet mes namazeve të detyrueshme dhe vullnetare duke folur ose duke lëvizur në një tjetër vend.

Mënyra më e mirë për të bërë këtë është të kryhet ky namaz në shtëpi, për shkak se namazi më i mirë i njeriut është në shtëpi, përveç namazeve farz, siç është transmetuar në një hadith sahih nga Pejgamberi, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-.

Argument për ndarjen e përmendur është hadithi i transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij me numër 1463, nga Muavije, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, i cili ka thënë: Kur ju të keni përfunduar namazin Xhumasë, mos e lidhni atë menjëherë me një namaz tjetër, derisa ju të flisni ose të largoheni (nga xhamia), sepse i dërguari i Allahut, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, na urdhëroi të veprojmë ashtu, të mos falim namaz pas një namazi derisa të flasim apo të dalim.”

Imam Neveviu, -Allahu e mëshiroftë!-, në komentimin e tij të Sahih Muslimit ka thënë: “Kjo është një dëshmi për mendimin e shokëve tanë, dmth, – fukahatë e medh’hebit Shafi – që në namazet nafile të namazeve ditore dhe të tjera, është e preferuar që të ndërrohet vendi nga vendi ku është falur namazi farz, e ndërrimi më mirë është që të falet në shtëpi, përndryshe ai mund të shkojë në një tjetër vend në xhami apo diku tjetër, në mënyrë që të rrisë numrin e vendeve në të cilat ai bie në sexhde, dhe në mënyrë që të ndajë namazin vullnetar nga ai farz. Fjala e tij “derisa të flasim”, tregon se ndarja mund të bëhet edhe duke folur, por duke e bërë atë me lëvizje është më e preferuar, për shkak të asaj që kemi përmendur. Allahu e di më së miri.”

Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh, kanë transmetuar nga Ebu Hurejra, -Allahu qoftë i kënaqur me të!, se Profeti, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, ka thënë: “A nuk ka mundësi asnjëri prej jush, që kur ai falet, të ecë përpara ose prapa, ose në të djathtën ose majtas “- që do të thotë namazin vullnetar pas namazit farz. (Shejh Albani e ka vlerësuar sahih në librin “Sahih ibn Maxhe”)

Veprimi i ndarjes së namazit vullnetar dhe atij farz, është një mënyrë dallimi mes tyre. Disa dijetarë kanë përmendur arsye tjetër, e cila është; për të rritur numrin e vendeve ku bien sexhde, në mënyrë që ato vende të dëshmojnë për të në ditën e Ringjalljes, siç u përmend më lart në fjalët e  imam Neveviut, -Allahu e mëshiroftë!-.

Ramli në librin “Nihajet el-Muhtaxh” (1/552) thotë: “Është sunet që të lëviz për namaz farz apo nafile nga vendi ku ka falur namazin farz apo vullnetarë, deri në një vend tjetër, në mënyrë që të rritet numri i vendeve ku bien në sexhde, sepse ato vende do të dëshmojnë për të, dhe se kjo njëherit është edhe ngjallje e vendeve me adhurim. Në qoftë se njeriu nuk lëvizë në një vend tjetër, atëherë duhet të ndajë mes namazeve duke folur me dikë.”

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM