Falja e dy rekateve ‘tehijetul mesxhid’ në kohë kur ndalohet falja e namazit!

Falja e dy rekateve ‘tehijetul mesxhid’ në kohë kur ndalohet falja e namazit!

0 350

Pyetje: A lejohet t’i falim dy rekate tehijetul mesxhid kur të hyjm në xhami nëse është koha, në të cilën, ndalohet falja e namazit?

Përgjigje: Falja e dy rekateve me rastin e hyrjes në xhami në kohën kur ndalohet falja e namazit, ka divergjenca (mospajtime) mes dijetarëve.

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nëse dikush nga ju hynë në xhami, mos të ulet pa i falur dy rekate.” (Shënon: Buhariu: 1163).

Mendimi i parë i ulemave: Nuk lejohet falja e dy rekateve me rastin e hyrjes në xhami, nëse është koha kur ndalohet falja e namazit.

Mendimi i dytë i ulemave: Lejohet falja e dy rekateve me rastin e hyrjes në xhami, edhe nëse është koha kur ndalohet falja e namazit, sepse falja e dy rekateve është namaz me shkak (arsye), kurse nuk lejohet falja e dy rekateve vullnetare, kjo nuk lejohet, sepse është pa shkak. Ndërsa, namazi i tehijetul mesxhid është me shkak(shkaku: hyrja ne xhami), si dhe hadithi ka ardhë: “Nëse dikush nga ju hynë në xhami, le të mos ulet pa i falur dy rekate.”

Kjo është më afër të vërtetës. (Falja e dy rekate tehijetul mesxhid çdo herë që hynë në xhami).

Por, nuk lejohet të kritikohet ndokush, nëse hyn në xhami ulet dhe nuk i falë dy rekate, sepse ka mospajtime mes ulemave.

Kush e ka mendimi se lejohet t’i falë, le ti falë.

Kush ka mendimi se nuk lejohet me i falë, hynë në xhami ulet dhe nuk i falë dy rekate.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

 Burimi: albislam.com