FALLXHORËT

FALLXHORËT

0 522

Aisheja, radijAllahu anha, rrëfen: Disa njerëz pyetën të dërguarin ,sal-Allahu alejhi ve selem,  për fallxhorët? Ai iu përgjigj: Ata, sjanë asgjë (fjalët e tyre janë të kota, nuk mbështete në to). Thanë: O i dërguari i Allahu! Ata flasin për disa gjëra, që në të vërtetë ndodhin. E i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, iu përgjigj: “Atë fjalë të vërtetë shejtani vjedhurazi e dëgjon, pastaj zbresin dhe u fryjnë falltarëve për këtë, duke i shtuar asaj edhe njëqind rrena të tjera nga vetja e tyre”. Shënon Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Exhinët qëndronin në qiell për të dëgjuar atë që pëshpërisnin melaqet, prej lajmeve të Allahut e urdhrave të Tija, këta ua përcillnin falltorëve atë që dëgjonin, të cilët këto lajme i përdornin për t’i nënshtruar njerëzit, për ti devijuar e shkaktuar probleme.

Kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u dërgua si profet tek njerëzimi, rojtarët e qiellit u shtuan edhe më shumë, saqë nuk mund të arrinte asnjë shejtan në dyert e tij, poqëse afrohej sulmohej me shigjeta të zjarrit, përkundër kësaj shejtanët ndërmirrnin mënyra të ndryshme për të marrë lajme nga gajbi, edhe nëse për këtë sakrifikonin veten, vetëm e vetëm për t’i devijuar njerëzit, e të vazhdojnë të kenë ndikim tek ta. Kështu shejtanët qëndronin njëri mbi tjetrin të hipur deri në qiell, ndoshta shigjeta e ka goditur atë që ka dëgjuar para se të përcjell atë që ka dëgjuar, e të digjet, e ndoshta nuk është goditur pos pasi që ka përcjellë lajmin tek tjetri që është ndër te, deri sa të arrijë në tokë, e i përcillet lajmi magjistarit, e atij lajmi ai ia shton edhe njëqind gënjeshtra, e njerëzit i besojnë e thonë: A nuk na tregoi atë ditë se do të ndodhë kështu e kështu, e vërtetë ajo edhe ndodhi, prej një fjalë që ishte dëgjuar prej qielli.

Dobi nga hadithi

  1. Tërheqja e vërejtjes nga fallxhorët, e gjithë ata që i ngjajnë atij, prej atyre që pretendojnë se dijnë të fshehtën.
  2. Sakrifikimi i shejtanëve dhe rrezikueshmëria e tyre për të njohur diç prej gajbit, për të devijuar bijtë e Ademit, e të shkaktojnë telashe tek ta.
  3. Shkuarjatek fallxhorët është haram, për të njohur prej tyre gjërat e fshehta e të beson në to, ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush shkon tek një falltor, apo një parashikuesi, e beson në atë që thotë, ka bërë kufër në atë që i është zbritur Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem”. Shënon Ahmedi.
  4. Falltorët kanë shumë pakë fjalë të vërteta, e shumicën e tyre i kanë gënjeshtra.

HADITHI I TRIDHJETË E GJASHTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM