FALNI DIÇ PREJ NAMAZEVE NË SHTËPITË E JUAJA

FALNI DIÇ PREJ NAMAZEVE NË SHTËPITË E JUAJA

0 1820

Padyshim që shtëpia ka një rol kyq në përmirësimin apo prishjen e shoqërisë, për këtë i dërguari jonë, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte i kujdesur për udhëzimet e tija  ndaj umetit, për çdo gjë që do e shndërronte këtë shtëpi në një dritë të edukimit të gjeneratave, në një shkollë ku do diplomonin dijetarë dhe reformatorë, si dhe porositë për prindërit që të jenë shembulltyrë e mirë për pasardhësit dhe familjarët e tyre.

Prej udhëzimeve të tilla dhe porosive është edhe hadithi që na e përcjell Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Leni diç prej namazit tuaj edhe për në shtëpitë e juaja, mos i shndërroni ato në varre”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Si dhe hadithin që e përcjell Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur ndokush e përfundon namazin e tij në xhami, le t’i jep shtëpisë së tij një hise të namazit, se Allahu për namazin e tij në shtëpi do i jep mirësi”. Shënon Muslimi

Shpjegimi i hadithit

Shumë prej njerëzve kujdesen që sunetet e namazve t’i falin menjëhere para apo pas namazeve farz në xhami, padyshim, kjo është një gjë që lëvdohet dhe shpresohet të kenë shpërblime të mëdha për faljen e këtyre suneteve, por, anashkalojnë një gjë shumë me rëndësi, e që është se falja e suneteve të farzeve e suneteve tjera vullnetare të përgjithshme është më së miri falja e tyre në shtëpi, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Faluni o ju njerëz në shtëpitë e juaja, sepse namazi më i mirë është namazi i njeriut në shtëpinë e tij, përpos farzeve”.

Dhe në hadithi që e përcjell ibn Omeri, që u përmend më lartë, pra, mos i shndërroni shtëpitë e juaja në varre, duke mos u falur fare në to, që është një ngjasim i përputhshëm, pasi që u ngjasua shtëpia në të cilën nuk falet namazi në të, me një varr ku  i vdekuri nuk mund të falet.

Në hadithin tjetër thuhet: “Kur ndokush e përfundon namazin e tij në xhami, le t’i jep shtëpisë së tij një hise të namazit, se Allahu për namazin e tij në shtëpi do i jep mirësi”. Imam Menavi ka thënë: “Kur ndokush e përfundon namazin e tij në xhami”, pra të kryen namazin e tj me xhemat, ka veçuar xhaminë sepse në përgjithësi namazet farze falen aty. “le t’i jep shtëpisë së tij një hise të namazit”, pra, le ta fal namazin farz në xhami, e namazin nafile në shtëpi, që bereqeti të kthehet në shtëpi dhe familjen e tij, siç ka thënë: “se Allahu për namazin e tij në shtëpi do i jep mirësi”, pra, si shkak i namazit, ngjall shtëpinë me përmendje të Allahut dhe adhurim, me prezencë të melaqeve, e sihariqet e tyre, arrihet shpërblimi e bereqeti për familjarët, si dhe: namazi nafile në shtëpi është më me vlerë se në xhami”.

Udhëzime profetike

-Ligjëvënësi  i Urtë dhuroi tre dobi për namazin vullnetar e falur në shtëpi, ato janë: Shtimin e shpërblimit, siç është përmendur në disa hadithe. Dy: Arritja e mirësisë në shtëpi, dhe arritja e bereqetit, siç u përmend në hadith. Tre: Falja e namazit vullnetar në shtëpi është më larg suefaqësisë, më tepër largon shirkun e fshehtë.

Ibn Kudameja, ka thënë: “Namazi vullnetar në shtëpi, është më i mirë, sepse namaz në shtëpi është më afër sinqeritetit, dhe më larg syefaqësisë, është një prej veprave të fshehta”. Kjo, aspak nuk nënkupton se namazi në xhami nuk është i pranuar, por të adaptohet që ta fal në shtëpi, sepse kështu është më mirë.

-Nëse muslimani nuk arrin që ta fal namazin nafile, vetëm se në xhami, atëherë ai e fal e nuk e humb vlerën e namazit, dhe është i shpërblyer për këtë, me lejen e Allahut, për kujdesin e tij, dhe nijetin e pastër.

 

HADITHI I DYTË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM