FATI I VEPRAVE TË JOBESIMTARËVE PAS VDEKJES

FATI I VEPRAVE TË JOBESIMTARËVE PAS VDEKJES

0 1351

Aisheja, radijAllahu anha, përcjell e thotë: I thash të dërguarit të Allahut: Ibn Xhuda’n në kohën e injorancës mbante lidhjet farefisnore dhe ushqente të varfërit, a thua kjo i bën dobi atij? Ai u përgjigj: Nuk i bën dobi; Ai asnjë ditë nuk tha: O Zot! Mi fal gabimet e mia ditën e Gjykimit”. Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Abdullah ibn Xhuda’n Temimi ishte një prej njerëzve në kohën e injorancës i njohur me bujari, i cili kishte një kazan, të cilin e kishte përgatitur për të ushqyer të varfërit. Për një njeri që gjendja e tij është e tillë njerëzit interesohen për të njohur hallin e tij pas vdekjes, posaçërisht nëse është nga të afërmit e tij!

Në këtë rast Aisheja, radijAllahu anha, pyeti të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, për të, e për hallin e tij pas vdekjes, mes tyre kishte lidhje farefisnore, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, iu përgjigj në mënyrë të qartë pa asnjë lloj hutie e paqartësie, se nuk i bën dobi vepra e tij, duke shpjeguar arsyen se ai asnjë herë nuk tha: O Zot, më mua fal gabimin tim, ditën e Kiametit. Pra, ai asnjëherë nuk besoi në ringjallje, e një person i cili e mohon ringjalljen ai është jobesimtar, e jobesimtarit Allahu nuk i pranon veprat, por, Allahu e begaton atë, dhe e shpërblen në këtë botë për veprat e mira që ka vepruar, duke i shtuar atij pasuri, fëmijë, apo t’ia zgjat jetën, apo t’i jep shëndet, apo edhe t’ia jep gjitha këto. “Zoti yt, nuk i bën askujt padrejtësi.” Kehf, 49.

Dobi nga hadithi

  1. Besimi është kusht i pranimit të veprave të mira, e përfitimit prej tyre në ahiret.
  2. Allahu nuk e fal politestin ditën e Kiametit.
  3. Veprat e mira që i vepron një politesit nuk i bëjnë dobi ditën e Kiametit.
  4. Kush nuk beson në ringjallje ai është jobesimtar.

HADITHI I TREMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM