FEJA ISLAME, KA SHFUQIZUAR GJITHA FETË

FEJA ISLAME, KA SHFUQIZUAR GJITHA FETË

0 396

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Betohem në Atë, që shpirti im është në dorën e Tij, secili që dëgjon për mua prej këtij umeti, qoftë çifut apo i krishterë, e vdes duke mos besuar në mua, dhe në atë që më është dhënë, vetëm se do jetë prej banorëve të zjarrit”. Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na sqaron në këtë hadith një prej shtyllave të besimit islam, që është dërgimi i profetit Muhamed, alejhi selam, për gjithë njerëzimin, qofshin ata arab apo jo arab, njerëz apo xhinë, pa dallim gjinie, pozite, që të gjithë janë të njejtë në obligueshmërin e të besuarit dhe të bindurit ndaj tij. S’ka shpëtim për askënd, që ka dëgjuar për të, që ka njohur thirrjen e tij, qoftë çifut apo i krishterë, e për më tepër pagan apo ateist.

Dobi të hadithit

  1. Dërgimi i profetit është gjithëpërfshirës, për gjithë njerëzit.
  2. Çdo fe që i ka paraprirë islamit është fe e shfuqizuar.
  3. Kush nuk beson në të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, pasi të ketë dëgjuar për të, është në zjarr, nuk i bën dobi besimi që ka.

HADITHI I TRIDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përtheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM