FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 6 )

FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 6 )

0 1623
  1. Respektimi dhe sjellja e mirë ndaj prindërve është adhurim(ibadet).
  2. Tri gjëra nuk sjellin asgjë tjetër veçse mirësi të shumta, e ato janë:
    1. Heshtja
    2. Lënia e të keqes
    3. Shpeshtimi i përmendjes së Allahut (dhikrit).
  3. Pendimi për mëkatin është si ilaçi për të sëmurin.
  4. Edukata dhe morali i ulët sjell çrregullime të shumta në jetën e njeriut.
  5. Mos u bë ofendues i shejtanit haptazi, kur në vetmi je shoku i tij i afërt.
  6. Mos i thuaj ndokujt një fjalë të cilën ti nuk ke qejf me të të thuhet ty.
  7. Nuk do të ndihesh i vetmuar nëse shoku yt është libri.
  8. Librat janë dritaret përmes të cilave njeriu kupton realitetin e jetës.
  9. Leximi, studimi dhe shkrimi i librave shpeshherë është arma më e fortë dhe më e sukseshme karshi armikut tënd.
  10. Libri është shoku yt më i mirë. Libri është shoku i cili nuk të tradhton kurrë.
  11. Mos i humb shpresat në arritjen e lumturisë, ngase po i humbe shpresat në arritjen e saj, vështirë se do të jesh i lumtur ndonjëherë.
  12. Lumturia dhe rehatia në familje është Xheneti i dynjasë.
  13. Nuk e ka arritur lumturinë e vërtetë ai i cili ka tubuar pasuri me bollëk, lumturinë e vërtetë e ka arritur ai cili është stolisur me devotshmëri.
  14. Llukman Hakimi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e këshilloi djalin e tij duke i thënë: “O biri im! Mos i bëj shirk (mos i shoqëro asgjë në adhurim) Allahut , ngase shirku është padrejtësia më e madhe.”
  15. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e këshillon vëllain e tij fshehurazi, ai veçse e ka këshilluar, ndërsa kush e këshillon vëllain e tij haptazi ai veçse e ka nënçmuar.”

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 12

0 56

NUK KA KOMENTE

KOMENTO