Flokët dhe thonjtë e prerë, a duhet varrosur?

Flokët dhe thonjtë e prerë, a duhet varrosur?

0 4599

Pyetje: Selam alejkum i nderuar hoxhe, pyetja ime është për prerjen e flokëve të porsalindurit,ku mund ti hedh ato me se miri, në ujë qe ec apo ku? Dhe prerja e thonjve a preferohet t’i fusim në dhe dhe çfarë d.m.th  ka kjo? All-llahu ju shpërbleftë për punën tuaj!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, lavdi dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij…

Flokët apo thonjtë pasi të priten duhet të hidhen atje ku hidhen mbeturinat. Megjithëse transmetohen disa hadithe ku ceket se duhet të futen nën dhe, dijetarët potencojnë se këto transmetime nuk janë të besueshme. Këtë e pohon Zejleiu në librin e tij “Nasburraje” 1/189 duke ia atribuuar këtë konkluzë imam Bejhekiut.

Nga kjo kuptojmë se nuk kemi ndonjë rekomandim nga sheriati për të bërë një praktikë të tillë përpos disa transmetimeve nga shokët e të Dërguarit, mirëpo nuk d.m.th. se është e ndaluar, madje është interesante se disa dijetarë kanë preferuar një praktikë të tillë për shkaqe higjienike apo kur kihet frikë nga rënia e flokëve apo thonjve në dorë të ndonjë magjistari.  Allahu e di më së miri!

Burimi në gj. shqipe: albislam.com