FRIKA E SELEFIT NGA DHËNIA E FETVASË

FRIKA E SELEFIT NGA DHËNIA E FETVASË

0 909

Sufjan eth-Theuriu,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “I arritëm dijetarët dhe ata urrenin që t’i përgjigjeshin pyetjeve dhe të jepnin fetva derisa të mos gjenin rrugëdalje tjetër përveç se të jepnin një fetva. Por, nëse do të shpëtonin nga dhënia e fetvasë, atëherë kjo ishte më e dashur për ta.”

Omer Ibën Abdul Azizi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- u pyet për diçka dhe ai u përgjigj: “Unë nuk jam i tillë që të marr guximin për të dhënë fetva.”

Alkame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Të parët tanë (Selefët) thonin: -Ai që ka më shumë guxim nga ju në dhënien e fetvave, është ai që ka më pak dije.”

Abdur-Rrahman Ibën Ebi Lejla, Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:  “Unë kam takuar njëqind e njëzetë Ensarë nga Sahabët e të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe kur ndonjëri prej tyre pyetej për ndonjë çështje, nuk kishte asnjë nga ata që të mos dëshironte që të mjaftohej me vëllain e tij për t’i kthyer përgjigje (dmth i iknin përgjigjes, e nuk garonin për të dhënë fetva me njëri tjetrin)”.1

Berra ibën Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Unë kam parë treqind nga njerëzit e Luftë së Bedrit (sahabët), e nuk kishte asnjë nga ata që të mos donte që dikush tjetër të përgjigjej në vend të tij.” 2

Transmetohet nga Abdullah Ibën Mesudi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Jemi në një kohë në të cilën ka shumë dijetarë, kurse ata që flasin janë të pakët. Pas jush do të vijë një kohë në të cilën dijetarët do të jenë të pakët kurse ata që flasin do të jenë të shumtë.”3

Amër Ibën Dinar i ka thënë Katades,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,-  kur ai u ul për të dhënë fetva: “A e kupton çështjen në të cilën ke rënë. Ti je futur mes Allahut dhe robërve të Tij dhe po thua ‘Kjo është e saktë e kjo nuk është e saktë dhe kjo është hallall e kjo haram.”

Kur pyetej Ibrahim En Nehaiu,- Allahu e mëshiroftë!,-  për diçka, atëherë atij i dallohej urrejtja në fytyrë dhe thoshte: “A nuk gjen ndonjë tjetër për të pyetur në vendin tim?”

Ai ka thënë gjithashtu: “Unë fola, dhe sikur të kisha mundësi që të shmangesha, nuk do të kisha folur. Vërtetë, koha kur jam dijetari i Kufas është një kohë e keqe.”

I nderuari vëlla dhe e nderuara motër !

Nëse selefi kanë pasur frikë në dhënien e fetvave edhe pse kanë qenë shumë më të thirrur se ne në çdo aspekt, porse ata ia kishin frikën Allahut në dhënien e fetvave, sepse kjo fe është e shenjtë dhe do jipet llogari për çdo fjalë dhe fetva që jep njeriu.

Nëse një dijetarë jep fetva duke bërë ixhtihadin e tij, ai ndoshta gabon në fetvan e tij, porse ai e merrë një shpërblim, e nëse ia qëllon atëherë merrë dy shpërblime, por ti vëlla dhe motër e nderuar a thua bëni pjesë në rangun e Dijetarëve dhe njerëzve adekuat për dhënien e fetvas apo jo?!

Dhe për fund !

Le të kenë kujdesë ata që flasin për këtë dinë me injorancë dhe me teket e tyre, sepse nuk do të shpëtojë asnjë fjalë e tij pa u  regjistruar ne regjistrin e melaikeve, a e ke pyetur veten tënde se çfarë do i thuash Allahut,- xhele veala!,- për fjalët që flet?!

E përmbyllim me dy hadithe këtë këshillë të vogël, me shpresë që të jetë dobiprurëse në përgjithësi!

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kujtdo që Allahu ia do të mirën, Ai i jep atij kuptimin e Fesë. Vërtet unë jam shpërndarësi, por dhënësi është Allahu Azze ue Xhel.”4

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kushdo që e mëson dijen me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut, por ai nuk e bën këtë përveç se që të arrijë qëllimin e tij në këtë dynja, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit Ditën e Ringjalljes.”5

Allahu na i pastroftë nijetet tona dhe zemrat tona, e  na bëftë prej atyre që flasin drejtë dhe ia kanë frikën dhe i mbështeten vetëm Atij për çdo gjë!

Përkthim: Suad Shabani.
Medine, 2013.

1: Këtë thënie e kanë shënuar – Darimiu (1/53) dhe Ibën Abdul-Berr në El Xhamiu Bejanil Ilmi Ve Fadlihi vëll.2, fq.163.
2: Kjo është transmetuar nga Ibën Mubaraku në Ez-Zuhd (n. 58), Ibën Sadi (6/11) dhe të tjerë.
Ndërsa Zinxhiri i tij përmban Ebu Is-hak Es-Sebi-i i cili është i pranueshëm(saduk) tek ulemaja e hadithit(muhadithinët), por vetëm se është mudelis dhe e transmeton atë pa thënë që e ka dëgjuar drejt për drejt.
3: Shënuar nga Taberani në librin e tij “El-Kebir”, nr.8066, Buhariu në librin e tij, “Edebul-Mufrad”, nr.789, dhe Hafidh Ibën Haxheri vlerëson këtë transmetim si të saktë në librin e tij të njohur, ”Fet-hul-Bari”, 10/1510,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.
4: Shënon Imam Tahaviu, ndërsa Shejh Albani e vlerëson si Sahih,- Allahu i qoftë i kënaqur me të dy!.
5: 
Shënuar nga Ahmedi- 2/338, Ebu Davudi- nr.3664 . Hadithin e vlerësuan si Sahih, Hakimi, Dhehebiu, dhe Shejh Albani,- Allahu i mëshiroftë të gjithë!.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM