FRIKA E SELEFIT NGA SËMUNDJA E VETËPËLQIMIT 2/2

FRIKA E SELEFIT NGA SËMUNDJA E VETËPËLQIMIT 2/2

0 1800

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa njeriu e flet hakun dhe urdhëron për të mirë, e Allahu ia dërgon një njeri që do e ofendon, për shkak të qëllimit të keq të tij dhe dashurisë për udhëheqje dhe për këtë dynja. Kjo është sëmundje e fshehur që ec nëpër shpirtrat e dijetarëve, sikurse që është sëmundje e fshehur që ec nëpër shpirtrat e shpenzuesve, prej të pasurve dhe zotëruesve të pasurive të patundshme, kjo gjithashtu është sëmundje e fshehur që ec nëpër shpirtrat e ushtarëve, udhëheqësve, andaj i sheh se kur takohen me armikun dhe ballafaqohen dy grupet, në shpirtrat e luftëtarëve gjenden të fshehurat, prej mburrjes dhe paraqitjes së trimërisë që për të të flitet, vetëpëlqimit dhe veshjes të kapelave prej arit, kaskeve (helmete) të zbukuruara, numri ata i bën të gëzuar, shpirtrat mendjemëdhenj dhe kalorësit krenarë, shto këtu edhe mangësinë në kryerjen e namazit dhe zullumin ndaj popullatës, pije të alkoolit, e si të ndihmohen këta dhe si mos të nënçmohen. O Allahu im, ndihmoje fenë tënde dhe jepi sukses robërve Tu.” [Marrë nga libri “Sire A’lami Nubela” vëllimi numër 18, faqe 192]

Sufjan Theuriu,  Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mjerë për ty, dhe ke kujdes nga ajo çka t’i prish ty veprat, me të vërtetë punën ta asgjëson dyfytyrësia, e nëse jo dyfytyrësia, atëherë vetëpëlqimi, deri sa të parafytyrosh se je më i mirë se vëllai yt, e ndoshta ti nuk mund të arrish veprat të cilat ai i arrin, ndoshta ai është më i devotshëm nga ajo çfarë Allahu e ka ndaluar dhe veprat i ka më të pastra se ti, e nëse nuk e pëlqen vetveten, atëherë mjerë për ty që të duash lëvdatat e njerëzve, ndërsa dashuria për lëvdatat e tyre është dashuria jote që ata të nderojnë ty, të shohin ty me nderim dhe me pozitë më të lartë në gjokset e tyre, apo të kërkosh prej tyre nevojat në shumë çështje, ndërsa ti pretendon se me veprën tende nuk dëshiron tjetër pos shtëpisë në Ahiret, jo tjetër, andaj mjafton shpeshtimi i përkujtimit të vdekjes të të bëjë asket në dynja dhe të vraposh pas Ahiretit, mjafton shpresa e gjate që mos të kesh frikë dhe të jesh i guximshëm ndaj mëkateve dhe mjafton për pikëllim dhe dëshpërim ditën e Gjykimit për atë që ka ditur dhe nuk ka punuar”. [Marrë nga libri “Hiljetul Eulia” 6/391].

Duke folur për dënimet për shkak të mëkateve Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Subhanallah! Sa prej zemrave janë të kthyera mbrapsht, kurse personi nuk e ndjen, zemër e deformuar dhe e rrënuar, sa i sprovuari me lëvdatat e njerëzve i mashtruar me mbulesën e Allahut, i shkatërruar gradualisht me mirësitë e Allahut, të gjitha këto janë dënime dhe përbuzje të cilat injoranti i mendon se janë nderë për të!. [Marrë nga libri “Ed Dau ved deva”, ose në gjuhën shqipe “Sëmundja dhe ilaçi” faqe 140].

Ebu Sulejman Ed-Daranij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Rruga e largimit të vetëpëlqimit është njohja e vetvetes, çlirimi dhe çlodhja e zemrës duke u larguar nga përzierja e shumtë, e për butësinë e zemrës kapu për shoqërimin e njerëzve të frikësuar, e dritën e zemrës kërkoje duke qenë vazhdimisht i mërzitur, kurse mërzinë kërkoje duke medituar shumë, kurse meditimi arrihet kur je i vetmuar.” [Sifetu es-safue 4/281].

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mënyra e largimit të vetëpëlqimit është që ai ta dinë se dituria është mirësi e Allahut të Lartësuar, begati e pastër, Allahu i Lartësuar merr çfarë do dhe jep çfarë do, çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar, andaj është obligim që mos të mahnitet me diçka që nuk e ka krijuar ai, nuk e zotëron atë dhe nuk ka bindje se ajo është e amshueshme.” [El Mexhmu 1/55].

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse frikohesh për veten tënde nga mahnitja, përkujtoje kënaqësinë e Atij të cilën e kërkon, për cilën të mirë lakmon, nga cili dënim frikohesh, kush mediton në këtë, vepra e tij i duket e vogël.” [Sire A’lami Nubela vëll.10,faqe 42].

Shekik el-Belkhi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Çdo gjë ka mirësinë e vet, mirësia e adhurimit është në katër gjera: Kur robi ta sheh veten në adhurim le ti thotë vetes: Kjo është mirësi e Allahut dhe Ai është i cili më ka begatuar mua me këtë, kur ta dije këtë vetëpëlqimi shkatërrohet dhe zemra e tij lidhet me shpërblimin, kur zemra të lidhet me shpërblimin shtohet hipokrizia, sepse ai punon që të shpërblehet për atë, e kur shejtani t’i bën cytje atij le të thotë:Punoj për shpërblim të cilin e pres nga Allahu aze ve xhel, në këtë rast ai e ngadhënjen shejtanin me lejen e Allahut, kur ta veprojë këtë duke dëshiruar shpërblimin nga Allahu i Lartësuar e ka thyer lakminë nga njerëzit, lëvdatat dhe falënderimet, domethënia e lakmisë është harresa e Zotit, kur e harron Allahun lakmon tek njerëzit, ai njëkohësisht është i vetëdijshëm, vetëm nëse është njeri i cili gjërat i merr nga Allahut, por me kërkesën e tij të shpërblehet në Ahiret.” [Hiljetul Eulia 8/69].

El-Mauridij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa i përket vetëpëlqimit, ai fsheh virtytet dhe i shpalos cilësitë e këqija, fiton përbuzje dhe pengon nga të mirat, sikur ta paramendonte i mahnituri me veten, mendjemadhi, se me çfarë cilësi është krijuar dhe me çfarë është sprovuar, do të nënshtrohej të parës, do ta ndërronte mendjemadhësinë me butësi, heshtjen me vetëpëlqimin e tij”.

Hamad ibn Zejd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “U kthyem nga një xhenaze dhe hymë tek Ata’ Es-Selimij, kur na pa ai neve u frikësua mos të hyj diçka në zemrën e tij, nga numri madh i yni dhe tha: “O Allahu im, mos u hidhëro me ne, o Allahu im, mos u hidhëro me mua”, pastaj tha: “E kam dëgjuar Xha’fer ibn Zejd el-Abdij duke thënë: “Kaloi një njeri dhe njerëzit e lavdëruan për të mirë, kur i kaloi ata tha: O Allahu im nëse ata nuk me njohin mua, Ti je Ai i cili më njeh”. [1]

Fudejl ibn Ijad, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sikur bidatxhiu (shpikësi) të nënshtrohej para librit të Allahut dhe Sunetit të pejgamberit të Tij, do të pasonte dhe nuk do të shpikte, mirëpo ai është mahnitur me mendimin e vet, andaj e pasoi atë që e shpiku”. [2]

Ebu Darda, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Shenjat e injorancës janë tre: Vetëpëlqimi, të folurit e shumtë për atë çfarë nuk ka të bëj me të dhe të ndalojë nga diçka e pastaj ta vepron të njëjtën”.

Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Dy janë shpëtuese dhe dy janë shkatërruese. Shpëtuese janë: “Nijeti dhe të ndaluarit, nijeti është të vendosësh ta adhurosh Allahun për të ardhmen, të ndalurit është ta ndalosh veten nga ajo çfarë Allahu aze ue xhel e ka ndaluar, ndërsa shkatërrueset janë: Vetëpëlqimi dhe humbja e shpresës”. [3]

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dije se, kur robi fillon punën apo fjalimin, dëshiron me këtë kënaqësinë e Allahut, duke vështruar në këtë mirësinë e Allahut ndaj tij, suksesin e dhënë dhe se kjo është prej Allahut e jo prej tij, pra, nuk e ka arritur me diturin, mendimin dhe fuqinë e tij, por Ai është që ia krijoi gjuhën, zemrën, syrin, veshin, Ai është që e ka begatur me fjalë dhe vepra, nëse kjo nuk mungon në vrojtimin e tij dhe vrojtimin e zemrës, vetëpëlqimi nuk është prezent, esenca e së cilës është të mburrja me veten dhe mungesa e shikimit të mirësisë së Zotit dhe suksesit të dhuruar prej Tij”. [4]

Said ibn Ismail, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Frika nga Allahu të shpie drejt Allahut, mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi të shkëput nga Allahu, përbuzja e njerëzve është sëmundje që nuk shërohet”. [5]

Fudejl Ibn Ijad, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse ulesh të flasësh dhe nuk të intereson kush të nënçmon dhe kush të lavdëron, atëherë fol”.[6]

Ka’b el-Ahbar, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mjerë për ju, kujdes nga vetëpëlqimi, me të vërtetë ajo është therje dhe shkatërrim. [7]

Ebul Hakem el-Endelusij, Allahu e mëshiroftë, një herë ligjëroi, ishte Fakih (dijetar i jurisprudencës islame), studiues i zellshëm, ligjërues orator, gojëtar, njëherë e pëlqeu veten duke ligjëruar, pastaj tha: “Deri kur do të këshilloj, e nuk këshillohem vet, ndaloj të tjerët e vet nuk ndalohem, udhëzoj për në rrugën e të udhëzuarve kur vet mbetem duke qëndruar me të hutuarit, kurrsesi, kjo është sprovë e qartë. O Allahu im, ma bëj të dashur për atë që jam krijuar, mos më angazho me atë që unë e kam ngarkuar vetën. [8]

Fudejl ibn Ijad, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush i ruhet pesë gjërave është ruajtur prej të keqes së dynjasë dhe ahiretit, ato janë: Vetëpëlqimit, hipokrizisë, mendjemadhësisë, mospërfilljes dhe epshit”.[9]

Hasan el-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sikur fjalët e birit të Ademit të ishin të gjitha të drejta, e tërë puna e tij të ishte e mirë, ai përsëri është në prag të shkatërrimit. U tha: E si të shkatërrohet? Tha: E pëlqen veten”. [10]
Bishr ibnul Harith, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vetëpëlqimi është ta shohësh punën tënde të madhe, kurse punën e njerëzve të vogël “. [11]
Është pyetur El-Hafidh Abdul Ganij el-Makdesi, Allahu e mëshiroftë: “Pse nuk po i lexon hadithet pa libër (ngase i dinte përmendësh)? Tha: Kam frikë nga vetëpëlqimi”. [12]

El-Fajdi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më ka thënë mua Fudejli: Nëse të thuhet ty: “O njeri me dy fytyra”, do të hidhërohesh dhe do të vijë rëndë kjo, por ndodhë që ajo çfarë të thuhet të jetë e vërtetë, zbukurohesh për dynja, shtiresh, shkurton pantallonat, e zbukuron formën e jashtme, abstenon nga të bërit keq deri sa të thuhet ty: Filani adhurues sa pamje të shkëlqyer që ka, të nderojnë, të shikojnë ty, të synojnë ty, të japin dhurata, sikur dirhemi ‘Sutuk’ (është lloj monedhe false e pavlerë) që nuk e njeh secili, kur ti hiqet lëvozhga, shihet se ka qenë bakër”. [13]
Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Shkatërrimi është në dy gjera: “Vetëpëlqimi dhe humbja e shpresës”.

Ka bashkuar mes këtyre dy gjërave ngase lumturia nuk arrihet përpos me kërkim dhe përkushtim, ndërsa ai i cili ka humbur shpresat nuk kërkon, kurse ai që vetëpëlqehet mendon se ka arritur qëllimin dhe nuk vrapon më”. [14]

Is’hak ibn Halef, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka diçka që më se shumti ia thyen kurrizin Iblisit se sa fjala e birit të Ademit: “Oh mjerë për mua, si do te jetë përfundimi im”. Tha: “Në këtë rast i humb nga ky person shpresat dhe thotë (Iblisi): E kur do ta pëlqejë ky vetën?” [15]

Ibrahim En-Nehaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E urrenin (pra të parët) që njeriu të paraqesë (para njerëzve) më të mirën që e posedon “. [16]

Es-Serij Es-Sakatijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk kam parë diçka më asgjësues të veprave, prishës të zemrave, më të shpejtë në shkatërrimin e robit, e pikëllim më të gjatë, afrim të hidhërimit, e as dërgues drejt dashurisë së hipokrizisë, vetëpëlqimit dhe udhëheqësisë, se njohja e pakët nga ana e robit për veten dhe shikimi i tij në të metat e njerëzve! Veçanërisht nëse është i njohur, i dëgjuar për adhurim dhe fama e tij ka marrë hov deri sa ka arritur prej lëvdatave sa nuk është shpresuar, e ai është fshehur në vende i vetmuar me vetën, në tunelet e epshit, duke kritikuar njerëzit kurse ata e lavdërojnë. [17]

Sulejman el-A’mesh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Isha tek Ibrahim en-Nehaiu, e ai po lexonte në Mus’haf, kërkoi një njeri leje nga ai, e mbylli Mus’hafin dhe tha: Mos të më shohë ky se unë lexoj në të (Mus’haf) çdo orë”.[18]

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur Allahu i Lartësuar ia do të mirën ndonjë robi, e bën t’i harrojë dhe mos t’i shikojë adhurimet dhe ia largon ato nga zemra dhe gjuha e tij, ndërsa kur e sprovon me ndonjë mëkat ia paraqet gjithmonë para syve të tij, e harron adhurimin dhe e gjithë brenga e tij bëhet mëkati i tij, vazhdon mëkati t’i qëndron përpara, u ngrit apo u ul, në mëngjes apo në mbrëmje, kjo është thelbi i mëshirës për të, ashtu siç kanë thënë disa nga selefët: Me të vërtetë robi vepron ndonjë mëkat me të cilin futet në xhenet dhe punon ndonjë të mirë dhe futet me të në zjarr, thanë: Si ka mundësi kjo? Tha:E vepron një mëkat, vazhdon pandërprerë t’i qëndrojë para syve, çdoherë që i kujtohet qanë, i vjen keq, pendohet, kërkon falje, nënshtrohet dhe kthehet tek Allahu, nënçmohet para Atij dhe thyhet dhe punon vepra për shlyerjen e tij, kjo bëhet shkak për tu mëshiruar, kurse tjetri vepron një të mirë dhe vazhdon para syve te tij, e sheh dhe lavdërohet me të, mburret me të para Zotit të tij dhe para njerëzve, shfaq mendjemadhësi dhe çuditet me njerëzit si nuk po e madhërojnë, nuk po e nderojnë dhe nuk po e çmojnë për atë (vepër), vazhdojnë këto gjëra deri sa të forcohen gjurmët e tyre tek ai dhe futet në zjarr.

Shenjë e lumturisë është që veprat e mira të robit të jenë pas shpinës së tij, kurse vepra e këqija para syve, kurse shenjë e mjerimit është që veprat e mira t’i nxjerr para syve kurse veprat e këqija pas shpine, nga Allahu kërkohet ndihma”. [19]
Dhe në fund:

Me të vërtetë janë këto dhurata nga urtësitë, aromë e këndshme nga flladi i hakut, që burojnë nga këto zemra të pastra, të buta, të vendosura, krenare, të larta dhe të qeta të cilat janë mbushur me dashuri ndaj Allahut dhe shpërthyen nga ajo, i ka mbytur frika prej Tij, i ka ngjallur shpresa prej Tij, janë përzier tek ato Imani dhe Kur’ani, durimi dhe falënderimi, frika dhe dituria, shpresa dhe turpi, e vërteta dhe sinqeriteti, frikërespekti dhe nënshtrimi, butësia dhe mëshira, krenaria dhe nënçmimi, bindja dhe mbështetja, asketizmi dhe puna, trimëria dhe mjaftueshmëria, dituria dhe kuptimi, udhëzimi dhe drita.

Andaj kapu ti, o i cili dëshiron arritjen e diturisë se dobishme dhe shpreson suksesin në vepra të mira – për gjurmët e të parëve tonë, dëgjo historitë e tyre dhe lajmet e tyre, mblidhi urtësitë dhe transmetimet, prano këshillat dhe mësimet, vrapo pas tyre, kapu për ato me dhëmballe, me të vërtete janë dobi të cilat meritojnë të merret rrugë për ato, për ato garojnë burrat, ujituni nga ky ujë i cili është i ëmbël, merrni nga drita e saj sepse janë yje shkëlqyese ndriçuese, zbukurohu me at gjerdan të bukur dhe elegant, dëgjoje thirrjen e tyre, ndalu para atyre, medito mbi ato me kujdes, ekspozoje vetën para tyre sinqerisht dhe krahasoje vetën me ato duke medituar që ta njohësh realitetin e gjendjes tënde nëpërmjet atyre, ato janë peshore e drejtë me të cilën e peshon njeriu vetveten,veprat e veta njeriu i ekspozon aty që ta sheh vërtetësinë e tyre, gjendjet e vërteta njihen nëpërmjet tyre, pishtar ndriçues që merr njeriu dritë prej saj kur është në vend dhe kur është në udhëtim.

Fund

Përmblodhi dhe përshtati – Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] [Hiljetul Eulia 6/224].

[2] [Et-tedhkiratu fil Ua’dh f.97].

[3] [Hiljetul Eulia 7/298].

[4] [El-Fauaid f.152].

[5] [Hiljetul Eulia 10/245].

[6] [Sire A’lami en-nubela 8/109].

[7] [Hiljetul Eulia 5/376].

[8] [Sire A’lami en-nubela 16/177].

[9] [Hiljetul Eulia 8/95].

[10] [Shuabul Iman 5/454].

[11] [Hiljetul Eulija 8/348].

[12] [Sire A’lami en-nubela vll.21, fq.449].

[13] [Sire A’lam en-nubela 8/438].

[14] [Muhtesar Minhaxhul Kasidin f.234].

[15]  [Shuabul Iman 1/508].

[16] [Sire A’lam en-nubela 20/591].

[17] [Etabakatu el-Kubra f.73]

[18]  [Hiljetul Eulia 4/222].

[19] [Miftahu daru Se’ade 1/297].

GJITHASHTU NË ALBISLAM