FRYTET E TEUHIDIT

FRYTET E TEUHIDIT

0 2018

Frytet e Tehuidit  janë të lavdëruara, vlerat e tij janë të mëdha nuk mund të numërohen apo të rrumbullakohen, mirëpo neve na mjafton se ai është shkaku i çdo mirësie, si dhe i shpëtimit në dynja dhe ahiret. Në vijim do ti cekim disa prej tyre:

1 – Shpëtimi me xhenet në ahiret – Xhabir ibn Abdullahu -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vdes duke mos i bërë shirk Allahut hyn në xhenet“.[1]

 2 – Zjarri është haram i ndaluar për të – Othmani -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë : I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu zjarrin ja ka bërë haram atij i cili thotë : la ilahe ila lla me të cilën kërkon fytyrën e Allahut“.[2]

3 – Falje mëkatesh dhe shlyerje të këqijave, në hadith të cilin e përcjell Enesi nga i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nga Zoti i tij i madhëruar se ka thënë: “O biri i Ademit sikur të më vish mua me mëkate sa toka , pastaj vjen tek unë duke mos më bërë shok mua unë të vij ty njëjtë me të me falje”.[3]

4 – Ndjenja e sigurisë dhe qetësisë, largohet shqetësimi, stresi, depresioni, Allahu i lartësuar thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë“.[4]

5 – Tehuidi i trashëgon robit frikë nga Allahu, dija se Allahu i mbikëqyr veprat tona, kjo të çon të mos biesh në mëkate ose në ndalesa, kështu kjo e çon spontanisht të ec hapave të drejtë të jetës dhe e bën që të shpëton nga dënimi i Allahut dhe të fiton kënaqësinë e tij .

6 – Teuhidi është ndihmuesi më i mirë për në respekt ndaj urdhrave të Allahut dhe stimulues për të bërë vepra të mira, të mundëson lehtë që të bësh vepra të mira, nga shkaku i shpërblimit të madh që shpreson nga Zoti i tij.

7 – Teuhidi e liron robin nga robërimi i epshit, dynjasë, kënaqësive nga robërimi i krijesave dhe lidhja me to, frika nga ato, edhe e asaj çfarë mbartin ato, të pohuarit për to, kurse besimtari shpreson vetëm në Allahun si dhe nuk i frikësohet askujt përpos Allahut. Në përgjithësi: Shpëtimi, fitorja, lumturia, ngadhënjimi me gjithë format e saj dhe strukturën e saj, me të dy jetët në dynja dhe në ahiret është për atë që kryen Tehuidin siç duhet, largohet nga fëlliqësirat e shirkut totalisht, Allahun e lusim të na bën prej tyre.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Transmeton Muslimi nr. 92.

[2] Transmeton Buhariu nr. 425, Muslim nr. 33.

[3] Transmeton Tirmidhiu nr. 3540 , Albani e saktëson hadithin në “Sahihu Tirmidhij” 3/76, si dhe në “Silsiletu ehadithu sahina” nr. 127.

[4] Enam: 82.

GJITHASHTU NË ALBISLAM