Gabimet e disa besimtarëve gjatë dimrit

Gabimet e disa besimtarëve gjatë dimrit

0 1198

Në këtë stinë bën ftohtë dhe ndonjëherë shkakton te besimtarët të ndeshen me disa ndalesa fetare. Çfarë duhet të ketë parasysh besimtari që mos të bjerë në kundërshtim me ndalesat e Fesë.

Përgjigje: Nga vërejtjet që kemi për besimtarët në këtë stinë është së pari, gjatë marrjes së abdesit. Nuk duhen bërë lëshime në larjen e gjymtyrëve, por ato duhen larë mirë dhe me kujdes. Disa nga besimtarët mbajnë shalle dhe i mbyllin gojët e tyre që t’i mbrojnë nga të ftohti, mirëpo kur të falen ata duhet t’i zbulojnë gojët e tyre, se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, e ka ndaluar të mbështillet goja gjatë namazit. Po ashtu gjatë faljes nuk duhet të drejtohemi nga zjarri, apo aparateve nxehëse, që përngjajnë me zjarrin, sepse Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, e ka ndaluar të falemi në drejtim të zjarrit.

Vërejtja tjetër është se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, na e ka tërhequr vërejtjen nga zjarri, që mos ta lëmë të ndezur gjatë natës, se mund të ketë pasoja të rrezikshme. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, ka thënë: “Me të vërtetë zjarri është armiku juaj, prandaj kur të flini, fikeni!”.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM