GËNJESHTRA NDAJ ALLAHUT DHE MUHAMEDIT, ALEJHI SELAM-

GËNJESHTRA NDAJ ALLAHUT DHE MUHAMEDIT, ALEJHI SELAM-

0 2002

Ajetet:

” E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i arrogantëve.” ( Ez Zumer: 60).

” Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (El Isra: 36).

” Ai (Shejtani) ju urdhëron vetëm me të këqija e turpëri, dhe ju shtyn të thoni për Allahun atë që nuk e dini. ” (El Bekare: 169).

Hadithet:

Transmetohet prej Ebu Hurejres,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush gënjen diçka për mua (thotë diçka që nuk e kam thënë) qëllimisht, atëherë le t’ia përgatisë ai vetës së tij një ulëse prej zjarrit.” (Shënuan: Buhariu:110, Muslimi: 3, Ibn Maxhe: 34, Imam Ahmedi në Musned: 8067,8558,9061,9086,6813,10135,10350,10701, dhe ky hadith më rrugët e tij të sakta transmetimit ka arrit në gradën e hadithit Mutevatir).

Transmetohet prej Semure ibn Xhundubit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush flet (transmeton) prej meje ndonjë hadith dhe e dinë se është gënjeshtër ajo që thotë, atëherë edhe ai është (llogaritet) njëri prej gënjeshtarëve.” (Shënuan: 1/9, Buhariu: 1291, Tirmidhiu: 2662, Imam Ahmedi në Musned: 19650, 19709, 19712).

Transmetohet prej Mugire ibn Shu’bes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: ” Më të vërtetë gënjeshtra ndaj meje nuk është e njëjtë (e barabartë) sikur gënjeshtra ndaj ndonjërit nga ju, dhe kush gënjen për mua qëllimisht atëherë le t’ia përgatisë vetes së tij një ulëse prej zjarri.” (Shënuan: Muslimi: 4, Buhariu: 1291, Tirmidhiu: 2662, Ibn Maxhe: 41 dhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij: 17737, 17776, 19650, 19712).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM