Gjakderdhja para lindjes a konsiderohet lehoni?

Gjakderdhja para lindjes a konsiderohet lehoni?

0 3816


Pyetje: Çfarë është dispozita e lëngut i cili del nga gruaja shtatzënë dy apo tre ditë para lindjes, është si një ujë i pangjyrë i cili i ngjason ujit apo disa e quajnë uji embrional, ky ujë a pengon nga namazi dhe agjërimi gruan?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Ajo që del nga gruaja shtatzënë para lindjes:

  1. Në qoftë se është gjak dhe del dy apo tre dite para lindjes me dhimbje kjo hyn në rangun e gjakut të lehonisë ose përndryshe llogaritet si gjaku çrregullues për të cilin nuk e le namazin dhe agjërimin. Në librin “Keshfu el kana” (1/219) qëndron: E në qoftë se sheh gjak para se të lind, tre ditë para lindjes apo më pak dhe ka shenja të dhimbjes të ngjashme me dhimbjet e lindjes, kjo është lehoni, si ajo e cila del gjatë lindjes, mirëpo çfarë del përpara lindjes nuk llogaritet prej lehonisë.
  2. Në qoftë se është si uji siç u cek në pyetje, atëherë e ka dispozitën e sekrecioneve vagjinale, atëherë kjo konsiderohet si e pastër sepse del nga mitra, e prish abdesin mirëpo nuk të ndalon nga namazi dhe agjërimi sepse nuk llogaritet lehoni.

Po ashtu është pyetur dijetari i nderuar shejh ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): Para lindjes tre ditë del nga gruaja lloj uji i bashkangjitur me dhimbje a konsiderohet kjo lehoni?

Shejhu i nderuar është përgjigjur: Kjo nuk është lehoni, sepse lehonia është gjak dhe nuk është ujë, po ashtu nuk llogaritet vetëm se kur i bashkëngjiten dhimbjet e lehonisë, qoftë dy apo tre ditë para lindjes, mirëpo në qoftë se i ndodh kjo ditë shumë para lindjes kjo nuk konsiderohet lehoni sepse prej lehonisë konsiderohet gjaku i cili rrjedh dhe ka të bëjë me lindjen, e kjo mund të ndodh dy apo tre ditë para lindjes mirëpo e lidhur ngushtë me dhimbjet e lindjes, kurse për sa i përket ujit të thjesht i cili del nga gruaja kjo nuk llogaritet prej lehonisë.

Përktheu: Nexhat Ceka

Marrë nga:”Fetava nurun ala derb” www.islamqa.com Numri i pyetjes 119482

Burimi në gj. shqipe: albislam.com