GJASHTË LLOJET E NJERËZVE!!

GJASHTË LLOJET E NJERËZVE!!

0 2044

Lloji i parë: Ky lloj i njeriut jeton në dynja dhe nuk e di se çfarë dëshiron në jetë. Nuk di synimet t’i realizon dhe e tëra ajo që e synon është të posedon ushqim dhe pije të mjaftueshme, dhe edhe përskaj këtij fakti ankohet nga skamja!!

Lloji i dytë: Ky lloj i njeriut e di se çka donë, mirëpo nuk di se si të arrin deri te ajo që e donë dhe pret nga ndokush që ta merr për dore dhe ta udhëzon. Ky lloj i njerëzve janë në mjerim më të rënd se ai i pari!

Lloji i tretë: Ky lloj i njerëzve e dinë qëllimin e tyre dhe mjetet se si të arrijnë deri te realizimi i tij, mirëpo nuk kanë vetëbesim në mundësitë e tyre. I marrin hapat e parë për të realizuar diçka dhe nuk munden ta përfundojnë. E blejnë një libër po nuk e lexojnë.. dhe kështu gjithmonë, çdo herë që e marrin një hap drejt suksesit nuk e plotësojnë! Ky lloj i njerëzve janë në mjerim më të madh se sa dy llojet e para!

Lloji i katërt: Ky lloj i njerëzve e di se çka donë, dhe e dinë se si të arrijnë deri te ajo që e donë, dhe kanë besim në mundësitë e tyre, mirëpo ndikohen nga të tjerët! Çdo herë kur arrijnë ndonjë sukses, e respektojnë mendimin e të tjerëve që ju thonë: Kjo metodë nuk është e dobishme dhe duhet të veproni ndryshe!

Lloji i pestë: Ky lloj i njerëzve e di se çka donë, dhe e dinë se si të arrijnë deri te ajo që donë, dhe kanë besim në mundësitë e tyre, dhe nuk ndikohen nga fjalët e të tjerëve, përveç se pozitivisht, dhe arrijnë të realizojnë suksese materiale dhe në punë. Mirëpo pas suksesit i kaplon dembelia dhe e braktisin vazhdimin e suksesit!

Lloji i gjashtë: Ky lloj i njerëzve e dinë qëllimin e tyre dhe e dinë si të arrijnë deri në realizimin e tyre, dhe kanë vetëbesim, dhe i dëgjojnë mendimet e ndryshme të njerëzve, dhe pastaj i peshojnë mendimet dhe përfitojnë nga to, dhe nuk dobësohen para sfidave dhe vështirësive, dhe pasi që e japin tërë mundin e tyre dhe i marrin të gjitha sebepet, i mbështeten Allahut, dhe realizojnë sukses pas suksesit dhe nuk përfundojnë ambiciet e tyre me kaq, po ato shtohen vazhdimisht!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM