Gjunjët a janë pjesë e avretit?

Gjunjët a janë pjesë e avretit?

0 1273

Pyetje:Kam lexuar se me ja pa mashkulli mashkullit gjunjët është haram, sa është e vërtetë pasi unë e dua futbollin dhe kam dëshirë të luaj, ma bën një shpjegim rreth kësaj gjëje më gjerësisht?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdi dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij…

Dijetarët nuk janë në ujdi lidhur me atë se gjunjët janë apo jo pjesë e avretit. Mendimi më i saktë lidhur me këtë është është se gjunjët nuk janë avert. Po përmendim dy argumente:

  1. “Kur ndonjëri prej jush të martojë shërbëtorin, robin apo punëtorin e tij le të mos shikojë nën kërthizë dhe mbi gjunjët e tij.” (Sahih Ebu Davud)
  2. “Mes gjunjëve dhe kërthizës është avert” (Sahih elXhami)

Nisur nga këto argument shumica dërmuese e dijetarëve mendojnë se gjunjët nuk janë pjesë e avretit siç e gjejmë në librat e ndryshme të fikhut prej tyre Nejlul Eutar 2/52.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM