GRUAJA DHE NAMAZI I TERAVIVE

GRUAJA DHE NAMAZI I TERAVIVE

0 3203

Dijetari i njohur, Muhamed ibn Salih Uthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Lejohet që gratë të prezentojnë në namazin e teravive, poqëse nuk shkaktojnë fitne prej tyre, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Mos ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë.” Kështu vepronin edhe të parët tanë të mirë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, mirëpo ajo duhet që të vije në xhami:

  • E mbuluar, jo e zbuluar.
  • Jo e parfymosur.
  • Të mos e ngrit zërin.
  • Jo e zbukuruar.

Dhe atë bazuar në fjalën e Allahut: “dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme).” Pra, përveç asaj që duket e që nuk mund të fshihet, e që është mbulesa, manteli e të tjera. Për arsye se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kur urdhëroi gratë të dalin për namaz të Bajramit, Umu Atijeh i tha: “O i dërguar i Allahut, njëra prej nesh nuk ka mantel, tha: “Le të mer një mantel nga një prej motrave.”

Sunet është që ato të vonohen në ardhje prej burrave, e të largohen prej tyre, të fillojnë që nga safi i fundit, përdallim nga burrat, mbështetur në fjalën e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “Safet më të mira për burrat janë të parat, e ajo fundit më e keqe, e safet më të mira për gratë jaën të fundit, e i pari më i keq.”

E të largohen nga xhamitë në momentin kur të përfundon namazi, e të mos vonohen pos me ndonjë arsye, bazuar në hadithin e Umu Selemes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila ka thënë: “i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kur jipte selam ngriteshin gratë kur ai përfundonte selamin, dhe ai qëndronte në vend për pak kohë e më pas ngritej, mendoj -Allahu e di më së miri, se ai këtë e vepronte që të largoheshin gratë para se të ngriteshin burrat.

Husejn ibn Ali el Ali

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2559