Gruaja e tij nuk dëshiron të agjërojë

Gruaja e tij nuk dëshiron të agjërojë

0 1449

Pyetja: Vëllai im është një musliman i devotshëm, por gruaja e tij nuk është fetare e as nuk njeh muajin e Ramazanit. Ai nuk ka asnjë prej familjarëve pranë tij, dhe është vështirë për të ndikuar tek gruaja e tij për të ndryshuar. Ai i lutet Allahut (subhanehu ve te’ala) që ta drejtojë atë dhe t’i japë atij durim, por ajo që ndihet është se sikur ajo nuk dëshiron të ndryshojë  ose të sillet si një muslimane. Ju lutem më tregoni se çfarë ai mund të bëjë që ta udhëheqë më mirë ose të bëjë atë të jetë më afër islamit e të bëhet një myslimane më e devotshme.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Çfarë vëllai yt duhet të bën është të përpiqet maksimum për të udhëzuar gruan e tij në rrugën e së vërtetës. Ai duhet të përdorë të gjitha metodat e nxitjes dhe paralajmërimit, duke i kujtuar asaj  Allahun dhe të drejtat e tij, dhe duke vënë në dukje rrezikun e asaj që ajo është duke bërë. Atëherë ai duhet të përpiqet për të gjetur shoqërinë e saj të mirë, edhe nëse ata nuk janë nga radhët e të afërmve të tij, si vendosja e saj në kontakt me gratë e udhëzuara të miqve të tij, të cilët mund të sjellin kaseta të dobishme dhe broshura. Nëse ajo i bindet atij, kjo është ajo që ai dëshiron, përndryshe nuk ka asnjë pengesë nëse ai  duhet të përdor metoda të izolimit prej saj,  në qoftë se do të jenë të dobishme në këtë situatë. Nëse të izoluarit është bërë obligim në lidhje me të drejtat e burrit, atëherë ajo është edhe më primare në lidhje me të drejtat e Allahut.

Është transmetuar se Ebu Umameh el-Bahili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: “Derisa unë isha duke fjetur, dy njerëz erdhën tek unë dhe më mbajtën për krahu, dhe më dërguan mua në një mal të thyer. Ata thanë: “Ngjitu lart.” Unë i thashë: “. Unë nuk mund ta bëjë këtë” Ata thanë: “Do të të lehtësohet.” Kështu që unë u ngjita deri sa arrita në maje të malit. Kur unë po dëgjoja zëra të çidutshme. Unë i thashë: “Çfarë janë këto zëra?” Ata thanë: “Kjo është ulëria e njerëzve të Xhehenemit.” Pastaj unë pashë njerëz të prangosur në këmbë, me cepat e gojës të grisura dhe derdhnin gjak. Unë thashë: “Kush janë këta?” Ata thanë: “Këta janë njerëzit të cilët prishën agjërimin e tyre para se të ishte koha për ta bërë këtë.”

Transmetuar nga Bejhekiu, nr. 7796; i klasifikuar si sahih (i vërtetë) nga Shejh Albani.

Nëse ky është dënimi për atë që e prish agjërimin e tij para kohës, atëherë çfarë është me atë që nuk agjëron aspak?

Në qoftë se, përveç që nuk agjëron, edhe nuk falet aspak, atëherë ajo ka dalë përtej cakut të Islamit, sipas mendimit më të saktë të dijetrëve.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com