GRUAJA MUSLIMANE, ADRESA E PASTËRTISË SHPIRTËRORE!!

GRUAJA MUSLIMANE, ADRESA E PASTËRTISË SHPIRTËRORE!!

0 2342

Ajo ecën, mirëpo nuk hetohet!

Buzëqeshet, mirëpo nuk e ndjejmë buzëqeshjen e saj!

Lutet, mirëpo nuk e dëgjojmë zërin e saj!

E bukur, mirëpo nuk e shfaq bukurinë e saj!

Qan, mirëpo nuk arrin deri tek ne ankesa e saj!

Ndjen dhembje, mirëpo nuk e vërejmë dhembjen e saj!

Ajo nuk është një pamje prej iluzioneve, e as ëndërr nga ëndrrat!

Ajo jeton me ne dhe na shoqëron në jetë.. e ruan veten dhe e mbron nderin!

E mbuloi trupin e saj, dhe e pastroi zemrën e saj, dhe e vendosi kurorën e saj me gjithë respekt!

Ajo është që kur e shohim na mahnit pamja e saj.. e respektojmë dhe e shpresojmë takimin me të!

Mirëpo frikohemi nga shoqërimi i saj, sepse na vjen turp nga gjendja e jonë, ne s’jemi si ajo!

Ajo është simbol nga simbolet e bukurisë dhe nuk paraqet nga bukuria e saj gjë!

Ajo është që të tjerët e përshkruajnë si të prapambetur dhe që e cilësojnë si të huaj!

Po, ajo është e huaj në mesin tonë! E huaj në mesin e atyre që nuk e din kuptimin e fjalës turp dhe nder!

A doni të dini se kush është ajo?!

Ajo është kurora e respektit.. dhe adresa e pastërtisë shpirtërore.. dhe emblema e nderit.. dhe fjalori i virtytshmërisë!!

Ajo është motra muslimane, e qëndrueshme në fe, që e ruan nderin e saj dhe i afrohet Zotit të saj!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2559