|
|
![]() |
|
Problemi i dezinformatave nė shkolla mbi Islamin |
Njė prej brengave tė mėdha tė prindėrve myslimanė ėshtė arsimi publik dhe ndikimi i tij potencial mbi rritjen dhe zhvillimin e fėmijėve. Duke u munduar qė nė psiken e fėmijėve tė tyre ti rrėnjosin thellė identitetin islam dhe vlerat e forta morale, ata nė tė njejtėn kohė detyrohen qė fėmijėve tua potencojnė rėndėsinė e arsimit dhe vlerave qė instalohen nga ai. Prindėrve myslimanė u ėshtė mė se e nevojshme tė kenė qasje proaktive nė arsimimin e fėmijėve tė tyre. Me fjalė tjera, prindėrit duhet tė kenė kyqje.
Mirėpo, vetėm kyēja nuk ėshtė e mjafueshme. Qasjen qė dikush e ka, ėshtė shumė me rėndėsi, ngase ai kėshtu - nė njė periudhė afatgjate - pėrcakton se ēka do tė arrini Ju si prindėr, si dhe cilat probleme do tė jeni nė gjendje ti zgjidhni nė fushėn e arsimit. Ėshtė rregull se personi duhet tė ketė qasje pozitive dhe vazhdimisht tė mban kontakte me tė tjerėt nė mėnyrė qė ju tė dėshmoni se mund tė ofroni diēka qė do tė jetė e dobishme.
Do tė ishte e dėmshme nėse merrni qėndrim, nė tė cilin vazhdimisht do tė ankoheshit ose do ishit tė shqetėsuar. Sidoqoftė, shumica e problemeve dhe brengave mė shumė janė rezultat i paditurisė sesa qėllimeve tė kėqija, ndonėse edhe kjo, nė disa raste ėshtė e mundur. Megjithatė, nė tė ardhmen, duhet tė pėrmirėsohet prezantimi i myslimanėve dhe Islamit nė librat shkollore. Pėr momentin nė botė qarkullon njė numėr i madh i librave, tė cilat pėrdoren edhe nė SHBA-tė dhe nė vendet tjera tė botės dhe tė cilat pėrmbajnė informata tė pavėrteta dhe joadekuate rreth Islamit dhe historisė sė myslimanėve.
Pėr ta zgjidhur kėtė problem, myslimanėt duhet tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsinė, qė shkollave tė tyre nė afėrsi, tju sigurojnė informacione tė vėrteta. Nė Kaliforni si dhe nė shume shtete tė tjera, Islami mėsohet nė klasėn e shtatė (fillore). (nė Bosnje dhe Hercegovinė, ajo ėshtė nė kuadėr tė mėsim-besimit, e cila ėshtė lėndė sipas dėshirės, nė histori dhe letėrsi-sh.p.) Kjo ndoshta ndryshon nė disa rajone. Si prind, kur ėshtė nė pyetje shkollimi i fėmijėve tuaj, Ju keni mė shumė tė drejtė se ndonjė arsimtar, apo drejtor i shkollės, nė tė cilėn mėsojnė fėmijėt tuaj. Duke marrė parasysh kėtė gjė, ekzistojnė disa gjėra qė ju si prind i brengosur, mund dhe duhet ti bėni, kur fėmija i juaj dhe fėmijėt tjerė nė klasė mėsojnė informata tė pavėrteta mbi Islamin.
Lexoni librat shkollore tė fėmijėve tuaj dhe vlerėsojeni shkallėn e dezinformimit
Sė pari, duhet tė njoftohesh me librat e fėmijės suaj, veēanėrisht ato tė lėmive tė shkencave shoqėrore dhe historisė. Nėse ndjeni se keni aftėsi pėr atė, Ju vet mund tė pėrmirėsoni pjesėn nė tė cilėn flitet pėr Islamin, ose mund tė kėrkoni nga dikush qė ėshtė kompetent, ta bėn kėtė pėr Ju. Nė ēdo rast, pėrmirėsimi duhet tė bėhet me shkrim. Ēdo pjesė e dezinformimit duhet shėnuar dhe ēka ėshtė me rėndėsi, duhet tė ofrohet versioni i pėrmirėsuar i ēdo pjese.
Realizoni takim me mėsuesin e lėndės
Kur ta pėrfundoni pėrmirėsimin, shtypeni nė formė tė rregulluar dhe nė mėnyrė tė qartė. Duhet tė kėrkoni takim mė mėsuesin e fėmijės Suaj, si dhe me personin qė ėshtė pėrgjegjės pėr plan-programin e asaj lėmi. Mėsuesi do tė jetė nė gjendje, qė nė orėt e tij nė atė mėnyrė tė pėrmirėsuar tė kombinon ndryshimin tė cilin e keni propozuar, kurse personit pėrgjegjės pėr plan-programin nė atė lėmi, do ti bėhet e qartė se ekziston dikush qė nuk lejon njė gabim tė tillė tė kalon pa u hetuar.
Gjatė takimit reagoni nė mėnyrė pozitive me qėllim tė zgjidhjes sė problemit
Me rėndėsi ėshtė tė dihet se, kur tė takoheni mė mėsuesin dhe drejtorin, duhet tė keni njė qėndrim tė qetė, miqėsor por edhe me dozė tė dukshme brengosėse. Akuzimi i mėsuesit pėr dezinformatė do tė ishte gabim i madh. Mėsuesit janė tė stėrngarkuar dhe tė angazhuar vetėm nė mėsimdhėnie. Ata janė tė fundit qė pyeten dhe assesi nuk janė vendimmarrėsit pėr pėrmbajtjen e teksteve. Reagimi mė i mirė do tė ishte qė ju tė merrni qėndrim, me tė cilin do ta shprehni pakėnaqėsinė tuaj rreth shpjegimit te Islamit nė librin e dhėnė, dhe se do tė ishit nė gjendje tė ndihmonit nė mėnjanimin e dezinformimit.
Varėsisht nga qėndrimi qė do tė merrni do tė krijohet atmosferė e takimit. Nė kėtė mėnyrė mėsuesve dhe drejtorit, mund ti ofroni pėrmirėsimin Tuaj, si dhe materiale shtesė, pėr tė cilat mendoni se do ti ndihmojnė mėsuesit, qė tė mbajė mėsimin me pėrmirėsimet rreth Islamit.
Solidarizimi me shkollėn dhe mėsuesit
Si shtesė mund tė propozoni qė njė ditė klasa apo e tėrė shkolla, tė thėrret njė ligjėrues i cili do tė bėn prezantimin e Islamit. Gjithashtu, udhėzoni mėsuesin drejt burimeve tjera tė informacionit, siē janė qendrat islamike ose organizatat.
Mund ti jepni shkollės/ mėsuesit dhuratė njė Kuran me pėrkthim ose Hyrje nė historinė islame.
Marrė nga: www.dawanet.com
pėrktheu: Fatmir Dashi
www.dawanet.com,
14.5.2008
|
© Copyright 1999-2007 AlbIslam.Com |