albislam.bottom.htm

  Hutbe  Tema  Artikuj Aktuale Gruaja&Familja Pyetje&Pėrgjigje

Ēfarė vendosa tė bėj para 18 viteve

Lavdėrimi i takon vetėm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij...

Para tetėmbėdhjetė viteve, derisa jetoja nė Aman tė Jordanisė, me njė rast mė erdhi njė vėlla nė Islam dhe mė tregoi se e kishte falur namazin e teravisė nė xhaminė nė tė cilin ishte imam hoxha Abdullah Azami, Allahu e mėshiroftė. Ai tregoi sa pas hoxhės faleshin njė xhemat mjaft i madh i muslimanėve dhe nga gjėrat qė pėrmendi ishte edhe se atė natė kishte ndodhur njė gjė e mirė gjatė faljes, por nė tė njėjtėn kohė edhe jo e pėlqyeshme.

E mirė ishte pėr imamin, kurse jo e pėlqyeshme pėr tė gjithė ne tė tjerėt, pėrveē fėmijėve tė imamit.

Ndodhia ishte se kur hoxha Abdullah Azami, gjatė leximit tė Kur'anit ne teravi gabonte, fėmijėt e tij tė vegjėl e korrigjonin, kurse ne tė tjerėt qė ishim tė pranishėm s’mund ta korrigjonim, pasi nuk i dinim pėrmendėsh pjesėt e Kuranit qė lexonte ai. Prandaj, kjo ishte gjė e mirė pėr hoxhėn dhe jo e pėlqyeshme pėr ne!

-U magjepsa me kėtė ndodhi tė jashtėzakonshme qė tregon shembullin e mirė nė edukim tė fėmijėve; mėsimin e Kuranit pėrmendėsh dhe mė pas thellimi i tyre nė kuptimin e tij dhe me lejen e Allahut edhe puna me tė.

U aspirova aq shumė, sa shpresova tė isha unė imami dhe fėmijėt e mi tė vegjėl tė mė korrigjonin kur tė gaboja edhe pse unė nė atė kohė ende nuk isha i martuar.

E tėrė kjo magjepsje dhe zili ishte duke u nisur nga fjala e Allahut: “E pėr shpėrblim tė tillė le tė garojnė ata qė lakmojnė tė mirėn.” (Mutafifin, 26) dhe nga thėnia e tė Dėrguarit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė: “Nuk ka zili pėrveē ndaj personit qė Allahu ia dha librin (e mėsoi Kuranin) dhe me tė falet gjatė tėrė natės. Dhe njeriut qė Allahu i dha pasuri e ai jep prej saj ēdo kohė, ditėn dhe natėn.” (Buhariu dhe Muslimi).

Nė ato kohėra, kur bisedoja me disa shokė, u flisja pėr kėtė ambicie dhe u thosha se medresetė e sotme nuk arrijnė t`i edukojnė dhe t’i mėsojnė fėmijėt ashtu si kėrkohet nė Islam.

Sa pėr vete, vendosa qė t’i hyja mundit, me aq sa do tė kisha mundėsi, qė, nėse do tė bėhesha me fėmijė, do t’ua mėsoja atyre librin e Allahut (Kuranin) pėrmendėsh dhe se kjo do tė ishte pėrpjekja ime mė e madhe nė jetė.

-Pas njė kohe u martova dhe Allahu mė dhuroi fėmijė.

Menjėherė fillova me ta nė realizimin e qėllimit qė kisha vendosur qė nė kohėn e rinisė sime; atėherė, kur pata dėgjuar pėr ngjarjen me hoxhėn Abdullah Azam dhe fėmijėt e tij.

Me fėmijėt e mi, nė edukimin dhe mėsimin e tyre, vijova rrugėn e tė parėve tanė. Ishte vėshtirė pasi ishin tė vegjėl dhe nuk kisha ndihmės nė kėtė, pastaj, edhe rruga prej shtėpisė sonė deri te hoxha qė i mėsonte ishte e largėt.

Prandaj, ishte e nevojshme qė ata tė banojnė nė shtėpinė e hoxhės qė i mėsonte, ai jetonte larg nesh pesėdhjetė kilometra. Fėmijėt mungonin gjatė javės pesė ditė, askush nuk e di ēfarė ndieja nė zemėr kur i pėrcillja tek autobusi dhe i hipja nė tė duke i pėrshėndetur dhe lėnė nė ruajtje tė Allahut.

Fėmijėt e mi, qė nė vegjėli, u mėsuan tė udhėtojnė nė vende tė largėta, tė vetmuar. U mėsuan tė rrinė me burra dhe rini, derisa arritėn tė njihen me njerėz mė shumė se unė!

Gjatė kėsaj kohe, ata kanė pėrjetuar ngjarje tė kėndshme me njerėz, qė ndoshta ndonjėherė do tė arrij t`i pėrcjell disa nga to. Mėsuesi i tyre gjithashtu ishte njė hoxhė qė dinte Kura’nin pėrmendėsh dhe ishte nga kėrkuesit e dijes.

Pas tre viteve, fėmija i parė, Tariku dhe i dyti Davudi, u bėnė nga hafizat e Kur’anit, kjo ishte dhunti nga Allahu i Lartėsuar. Fėmija i dytė, Davudi, edhe pse kishte filluar tė mėsonte mė vonė se Tariku pėr njė kohė tė gjatė dhe se ai ėshtė mė i vogėl njė vit e tre muaj, ata tė dy e pėrfunduan hifzin sė bashku.

Kur pėrfunduan hifzin, fėmija i parė Tariku kishte mbushur tetė vite e gjysmė, kurse Davudi ishte afėrsisht shtatė vite. Mėsuesi i tij, atėherė mė pat thėnė se Davudi mund tė jetė hafizi mė i vogėl nė vend.

Pas kėsaj filluan tė mėsojnė pėrmbledhjen e haditheve “Umdetul Ahkam” dhe e pėrfunduan, pastaj librin “Bejkunije”, “Tahavije” dhe “Axhirumije”. Kurse tani janė duke mėsuar “Rijadu Salihin” dhe kanė arritur nė mėsimin e 250 haditheve pėrmendėsh, me falėnderimin e Allahut..!

Dje, derisa ua falja njerėzve namazin e teravive, gabova gjatė leximit nė dy vende. Ata qė mė korrigjonin ishin fėmijėt e mi!!!

Kjo ma ktheu kujtimin e ndodhisė para 18 viteve, prandaj e falėnderova Allahun qė mė dha sukses nė kėtė, e lus Atė tė mė shtojė nga begatit e Tij.

Nė fund them se, ai qė ėshtė me Allahun nuk merakoset, ai qė ėshtė i sinqertė me Allahun edhe Allahu do t'i ndihmojė atij, rruga e largėt 1000 mile fillohet me njė hap, prandaj kėrko ndihmėn e Allahut dhe mos u bė i pafuqishėm!

Autori: Shejh Ihsan Utejbi

Pėrktheu: Alaudin Abazi

Shejh Ihsan Utejbi,
10.6.2008

albislam.bottom.htm

 Kur'ani (fisnik)  Dijetarėt&Mendimtarėt  Arkiv   Ndihmė  Kėrkim  Kontakt

Kthehu nė faqen qendrore!

© Copyright 1999-2007 AlbIslam.Com

    kthehu lart!